Barile i cituar nё Spanjё, Francё e Shqipёri
falё filmit "Ungjilli sipas Mateut"

8 Dhjetor 2013, 07:42| Përditesimi:

  • Share
Nё sallёn Laya, tё Filmotekёs sё Kalalunjёs, nё Barcelonё, u projektua filmi ‘Il Vangelo secondo Matteo’ “Ungjilli sipas Mateut” (Itali/Francё 1964), realizuar nga regjisori Pier Paolo Pasolini.
Ky projektim, u realizua nё bashkёpunim me “Cineteca di Bologna”, me njё parantezё tё Octavi Marti, drejtor i Filmotekёs sё Katalunjёs  dhe Arianna Mazzeo, nё Barcelonё.
Me kёtё rast, janё paraqitur edhe fotografitё e pabotuara mё parё tё mbledhura nё librin ”Cristo è nato a Barile” ,“Krishti ka lindur nё Barile”, botuar nёn kujdesin e Profesor Donato Mazzeo. Nё kёtё libёr paraqitet i gjithё kёrkimi etnografik i prapaskenave tё filmit “Vangelo secondo Matteo” “Ungjilli sipas Mateut”.

Duke pёrfshirё nё tё, foto, korrespondenca, intervista dhe vende ikonografikё dhe antropologjikё, tё lidhur ngushtё me traditёn arbёreshe me tё cilёn Pasolini u ndesh nё qendrёn e vogёl lukane, qё ёshtё edhe seti i filmit tё tij tё suksesshёm; gjithçka pёr tё rizbuluar “bukurinё morale” qё Pasolini kёrkonte tek portretet e tё para-krishterёve, pёr protagonistёt e filmit tё tij.

Barile - Matera nё qendёr tё njё rrugёtimi tё kёrkimit antropologjik, tё nisur nё qershor tё vitit 1963, atёherё kur Pasolini shkoi nё Palestinё, bashkё me Imzot Andrea Carraro i Pro Civitate tё Asizit, pёr tё vizituar dhe filmuar, vendet e tregimit evangjelik.
Mё nё fund, regjisori, i zhgёnjyer nga mundёsia pёr tё realizuar filmin nё ato vende, qё iu dukёn shumё modernё, vendosi qё tё ndёrtonte ambjentet e historisё tё Ungjillit, nё Jug tё Italisё, mes Rajonit tё Bazilikatёs, Puglia-s Lacios dhe Kalabrisё.

Projekti i prezantuar nё Universitetin e Sorbonёs, nё Paris, u prezantua gjithashtu edhe nё Ambasadёn shqiptare nё Tiranё, me ftesё tё kёsaj tё fundit.
Njё punё kёrkimore e vlerёsimit tё njё Komuniteti, siç ёshtё ai shqiptar, me njё histori mijёra-vjeçare, traditё dhe kulturё dhe tё regjisorit Pasolini, i cili “takoi” Krishtin pikёrisht nё Barile.Diçka e rrallё, qё ashtu siç komentoi edhe Manacorda, “ishte njё manifestim i njё ndjeshmёrie, tё njё gjigandi qё na detyroi tё mendojmё”. 
Përktheu nga Italishtja: Elvana Bilali
 
Barili i nëmënartur në  Spagnet, në Franxhet e  nd’Albanitë tek filmi " Vanxheli sipas Mateut"
Mbrënda  sallës Laya Filmoteca di Catalunya a Barçellona u projetar filmi ‘Vanxheli i Mateut’ (Italia/Francia 1964) i Pier Paolo Pasolinit, i  bërë bashkë me Cineteca  Bologna, introduçirtur ka Octavi Marti, direturi i Filmoteca di Catalunya e Arianna Mazzeo, ka Barili, profesoresë tek Elisava Universitat Pompeu Fabra në Barcellona.
 Për këtë evend u mostrartin dica fotografi të rea çë gjenden tek libri ”Krishti ljeu Baril” i  Prof. Donato Mazzeo, çë mbjedh gjithë materialin etnografik çë sërvirti për filmin “Vanxheli i Mateut”. Janë fotografigtë, litrat, intervistat e vende ikonografike e antropoloxhike çë ljidhën me  tradhitat aljbëreshe e çë Pasolini i gjet tek katundi i vogël, set i filmit tij; gjithkëtë për të njohur ”bukurinë morale” çë Pasolini  kërkonej te çera  pre-kristiane të protagonistëvet të tij.

Baril-Matera klje perkursi antropoloxhik çë zu fill në theristin e vitit 1963, kur Pasolini vate në Palestindet, bashkë me Don Andrea Carraro ka Pro Civitate Assisi, për të vizitartur e për të filmartur vendet ku ndënj Krishti. Po, Kur pa se ata vende u kishin modernixartur, rexhisti deçidirti të bënej filmin në Taliet, te Bazilikata, Pulja, il Lazio e Kalabria. Proxhetin, i prezentartur më parë  Parixh, te Universitata e Sorbonës, e onorartin dhe Tiranë. Me këtë film Pasolini i dha nder katundit e kulturës aljbëreshe, ashtu si e tha dhe Manacorda, “ klje sendimendi i madh i  një trim i kulturës çinematografike çë na obligarti të pënxonjëm. 

Përktheu në arbërisht: Griselda Doka

Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?