Aktiviteti në Bari për të kujtuar eksodin e shqiptarëve

Bari kujton eksodin, zbarkimin e 20 mijë shqiptarëve me anijen Vlora! 'Kishin etje për liri'

8 Gusht 2023, 17:22| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 17:31

  • Share

Nga ajo ditë 32 viteve më parë kujtohet frika, vuajtja, uria, djersa. Është tjetër gjë ta shohësh në TV, tjetër të ta prekësh të ndjesh dhimbjen dhe buzëqeshjen e tyre.

Më 8 gusht 1991, në Durrës, njëzet mijë vetë sulmuan anijen “Vlora” dhe e detyruan kapitenin të nisej drejt Italisë

“Vlora" është edhe sot simboli i emigrimit: ata njerëz ishin të etur për liri". Kështu Nicola Montano, inspektor i policisë së shtetit, kujton zbarkimin e rreth 20.000 shqiptarëve që mbërritën në portin e Barit në vitin 1991 në 32-vjetorin e eksodit që u kujtua sot në mëngjes në teatrin Piccinni.

Montanos, i cili menaxhoi operacionet e para me shumë humanizëm, Bashkia e Barit i dorëzoi një pergamen përkujtimor.

Dhuratën simbolike e mori edhe gazetari dhe fotoreporteri italian Luca Turi, dhe  Eva Karafili një pasagjeret e tragetit Vlora e cila që prej atëherë vijon të jetojë në Bari, si dhe Duli Caja, artistit shqiptar që krijoi sixhadenë e ekspozuar në dhomën e këshillit të bashkisë. Vepra u krijua në vitin 2014 me mbetje pëlhure me ngjyra në të cilën janë qepur njëzet mijë butona, të cilat kujtojnë numrin e personave në bordin e anijes “Vlora”

“Rilindja në Bari filloi 32 vjet më parë me ardhjen e anijes “Vlora” – thotë këshilltarja për aktivitetet kulturore në Bari, Ines Pierucci

“Që nga ai moment, dy vjet pas rënies së Berlinit, një sërë diktaturash u zhdukën nga Evropa, në të cilat shpresojmë se Shqipëria do të mund të hyjë sa më shpejt të jetë e mundur. Sikur të kishim mësuar diçka nga ai migracion kaq i rëndësishëm - përfundoi ajo - sigurisht që migrimet aktuale do t'i kishim menaxhuar ndryshe. Ka pasur shumë mirëseardhje nga njerëzit e Barit dhe shumë frymë përshtatjeje nga ana e Barit” vijon ajo.

Në skenën e teatrit Piccinni u ngjit edhe shfaqja  “La nave dolce” nga Daniela Nicosia, me aktorin Massimiliano Di Corato.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?