Itali, konferencë për zhvillimin e porteve të Adriatikut! Rajoni i Pulias, Shqipëria dhe Mali i Zi firmosin për të vijuar bashkëpunimin

24 Nëntor 2023, 22:32| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 22:43

  • Share

Rajoni i Pulias në Itali, Shqipëria dhe Mali i Zi nënshkruan një angazhim në Bari për të vazhduar bashkëpunimin në zhvillimin e porteve të Adriatikut të Poshtëm.

“Komunikim do të thotë shkëmbim, do të thotë pasuri e zhvillim. Jemi duke punuar për këtë. Projekti konkretisht ka krijuar harmonizim e lehtësim të procedurave portuale në të gjithë portet e Puljas, te cilat shkëmbejnë informacion me portet e Durrësit në Shqipëri, portin e qytetit te Barit në Malin e Zi dhe po synojmë të përfshijmë dhe Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi pajisur këto porte me mjete për regjistrimin e shpejte te pasagjereve”, tha Massimo Lupis D'Urso, Koordinator i Task Forcës Ndërkombëtare, ASSET.

Pjesë e Konferencës së parë ndërkombëtare të Adriatikut të Poshtëm në Bari ishin dhe ekspertë të shumtë nga BE, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Ata folën dhe për problemet dhe zgjidhjet që ata shohin për detin Adriatik, siç është lehtësimi dhe përshpejtimi i hipjes dhe zbarkimit të pasagjerëve apo zvogëlimi i kohës së tranzitit.

“Sot jemi duke i paraprirë se ardhmes, pasi me hyrjen e Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian këto flukse do shtohen më shumë. Pulja gjithmonë ka qene e vëmendshme ndaj Shqipërisë, ka qene një tokë mikpritëse, por sidomos vitet e fundit shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve janë shtuar në mënyre të jashtëzakonshme, mjafton të kujtojmë numrin e turisteve vitin e fundit dhe ndërmarrjet italiane të transferuara në Shqipëri”, u shpreh Giuseppe Garofalo, Përfaqësues nga Regione Puglja.

Gjatë muajve për të ndarë një plan strategjik për Sistemin e Integruar të Lëvizjes së Pasagjerëve të Adriatikut të Poshtëm u vu re se 60% e pasagjereve që udhëtojnë nga porti i Barit në Itali vijnë drejt Shqipërisë. 80 për qind e tyre zbresin në portin e Durrësit dhe pjesa tjetër në Vlorë dhe Sarandë.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?