Bardhi: Sa herë që dalin përgjime, Rama vetëm di të justifikohet! Në 25 prill do ia tregojmë vendin

27 Janar 2021, 09:15| Përditesimi: 27 Janar 2021, 09:19

  • Share

Pas kryedemokratit Lulzim Basha, edhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka akuzuar qeverinë Rama se është i lidhur me krimin. Ai shprehet se sa herë që dalin përgjime, referuar atyre për Ndrangheta-s, Rama nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të justifikohet.

“Sa herë njerëzit e tij kapen në përgjime në pazar me trafikantët e drogës, duke blerë vota me krimin e organizuar apo duke shitur tendera, koncesione dhe leje ndërtimi, Edi Rama vetëm justifikohet. Ai kurrë nuk di asgjë, gjithmonë sillet sikur i bien në qafë të tjerët.

Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Ramën dhe justifikimet e tij. Ata e dinë se kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar në historinë e Shqipërisë.

Askush nuk e beson më Edi Ramën. Në 25 Prill shqiptarët do t’i tregojnë vendin kësaj qeverie dhe do të votojnë për ndryshimin”, shkruan Bardhi.


Lajmi kryesor:

Basha: Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, çmimin e paguajnë shqiptarët


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?