Bardhi: Qeveria po falimenton shqiptarët, po mbyllen bizneset dhe vendet e punës

12 Maj 2020, 17:20| Përditesimi: 12 Maj 2020, 17:21

  • Share

Partia Demokratike vazhdon t'i qëndrojë mendimit se për shkak të keqmenaxhimit të situatës, bizneset në Shqipëri po falimentojnë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një reagim në Facebook, thotë se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj qytetarëve dhe biznesit.

Sipas Gazment Bardhit për shkak të Ramavirusit, siç e quan ai po mbyllen bizneset dhe bashkë me to edhe vendet e punës.

Reagimi i Gazment Bardhi

Për shkak të Ramavirusit, Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj qytetarëve dhe biznesit. Edi Rama ka dhënë vetëm 41.5 milionë euro për 3 milionë shqiptarë, aq sa paguan 2 oligarkë tek Unaza e Re.

Gjendja është shumë e rënduar nga pandemia ekonomike, e shkaktuar prej një qeverie dhe kryeministri të dështuar. Bizneset po mbyllen dhe bashkë me to, edhe vendet e punës.

Kemi humbur 10-fishin e vendeve të punës, në krahasim me vendet e rajonit, që do të thotë më shumë varfëri, më pak zhvillim. Shqiptarët nuk e meritojnë të jenë për gjithçka të fundit vetëm se kanë një qeveri që i vjedh dhe i braktis në ditën më të keqe.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • TRALALA ZURA NJË GAZ ZIU: 12/05/2020 19:27

    O gaz tralala zura një gal o gazi pall. Po a ke ti dy fije tru o hu po a lexon ti a shikon ti pandemia ka gjunjëzuar shtete madhështor si Gjermania Franca Usa Kanada e shum shtete të fuqishëm. E Edi Ramës bravo i qoft për çfar ka bër deri tani. Po ti vetëm mër mër e dër dër bën o gaz qorogllya. O Zot ku i ka gjet partia e diskretituar pd kta vemje si gazi e flamuri pa bisht që parkon makinēn ku i do qefi se mendon maloku flamur pa bisht se është Zoti mbi tok. O kuje zez o pik e zez.

    Përgjigju
  • Gaz Marmida: 12/05/2020 19:00

    Po ik ore beji sherbim by... se te eshte bere me keq se marmida.

    Përgjigju
    • Haha: 12/05/2020 20:41

      Medemek ky i bie sumes.

  • Tosi: 12/05/2020 18:28

    Po pse mor Bardha mos deshe ndonje mrekulli ekonomike ne kohe pandemije . Deshe te dalin me fitim bisneset,pak se po u jep rrogen punonjesve duke ndenjur ne shtepi dashke dhe fitime. Po eshte gjunjezuar Amerika o trap, radhe me kilonetra per te mare nje pako ushqimi falas ne Usa, Brazil, Angli, apo ste vjen zeri. Nuk fitoni terren per te ardhur ne pushtet, pritni 2029 kur te kremtohet 10 vjetori i vdekjes se leshelise, se Nafije fallxhores,

    Përgjigju
  • TRANGULLI HIDHUR GAZMENT ZIU: 12/05/2020 17:49

    O gazment ziu po rri mor bur njëher pa lef hum hum hum çdo fit po mjaft mor IDJOT mjaft. Po jepni mor fundrrina njëalternativ si të bëhet më mir një gjë. Po jepeni me fakte jo vetëm hum hum gazmendi ha tum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?