Sekretari i Përgjithshëm, i PD-së, Gazment Bardhi

Bardhi publikon videon: Ja si Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër

21 Shkurt 2022, 21:01| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 23:39

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike ka publikuar një video që sipas tij  tregon qartë se si Edi Rama dhe Tom Doshi bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Është Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi i cili është shprehur se Toshi, i shpallur 'Non Grata' nga SHBA-ja kontrollon gjithçka në Shkodër me "ok" e Ramës. Madje,  sipas tij edhe kandidatja për këtë Bashki, prefektja Majlinda Angoni është zgjedhur pikërisht nga Doshi.

"Edi Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka: Çdo tender, çdo emërim, çdo kandidim. Siç e konfirmon dhe vetë në këtë video, është ai që ka zgjedhur edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës.

Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër.

A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që kandidaten t’jua caktojë Tom Doshi?

Por në 6 mars shkodranët do votojnë me dashni per Shkodren, do votojne Partinë Demokratike, do zgjedhin Xhemal Bushatin si kryetarin e ri të bashkisë", shkruan Bardhi.

PD-ja ka akuzuar edhe Sali Berishën për një bashkëpunim me Tom Doshin. Për rrjedhojë flet për një koordinim me Berishës, Ramës dhe Tom Doshit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?