Bardhi përplaset me gazetarin: Nuk shkova të debatoj me Bashën, erdhi i kurdisur për teatër! Ironizon Mërtiri: Po ti re në grackën që thuri Rama me të?

5 Tetor 2023, 21:36| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 22:07

  • Share

 

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur me gazetarin Ergys Mërtiri për debatin që ai pati ditën e sotme në Kuvend me Lulzim Bashën.

Bardhi pretendon se Basha është pajtuar me mazhorancën dhe përgatit çdo gjë me skenar me Ramën ndërsa Mërtiri i kërkoi fakte.

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi: Konflikti i opozitës gjatë këtyre dy vite e ka dobësuar. Prandaj pjesa dërrmuese e deputetëve të opozitës kanë vendosur që këtij konflikti t’i japin fund.

Mërtiri: Si i dhatë fund? Ju po e ndizni më keq

Bardhi: Unë shkova për të bërë betejë për dy komisionet hetimore që kemi kërkuar

Mërtiri: Ti bërë betejë me Lul Bashën,

Bardhi: Në mënyrë të beftë, u shfaq ish miku im, ish kryetari i PD-së dhe kërkoi fjalën. Dhe unë mendova se do ngrihet atje për një çështje që ka rëndësi ai u mor me mua. Ai sot kishte ardhur i kurdisur, sepse aty është teatër. Ka qenë një skenar, kam informacion për ccdo skenar.

Mërtiri: Dhe ti re brenda në grackën që të ndërthuri Rama nëpërmjet Bashës.

Bardhi: Unë nuk bie në grackën e askujt

Mërtiri: Po si s’re tu i zure me Bashën.

Bardhi: Basha e di që unë jetoj me pagën. Unë jetoj me pagën, në një apartament me 90 metra katrorë. Kam 3 muaj që duroj shpifjet e sponsorizuara të Lulzim Bashës.

Mërtiri: Edhe i përgjigjesh me shpifje

Bardhi: S’ka rezultuar kurrë që të kem bërë një denoncim të ketë dalë e pavërtetë. Basha e pranoi që i ka me transaksione të rregullta të familjarëve të tij. E kam ftuar të më çojë në Gjykatë. Nuk shkova për të bërë debat me të.


Lajmi kryesor:

Bardhi nxjerr dokumentin në 'Frontline': Nikolla ka përgjigjen e juristëve të Kuvendit që kreu i grupit të PD jam unë, por vazhdon teatrin


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?