Politikë

Bardhi: PD voton kundër buxhetit 2022! Pasuron klientë e qeverisë, godet shtresën e mesme

16 Nëntor 2021, 10:27| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 10:52

  • Share

Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi tha se PD do të votojë kundër paketës fiskale dhe buxhetit 2022 pasi për të ky buxhet nuk rrit pagat dhe pension dhe nuk hap vende të reja pune, po pasuron edhe më shumë një grup klientësh pranë qeverisë. bardhi tha se më këtë buxhet dhe paketë fiskale po goditet shtresa e mesme

"Nëse i keni raftet plot atëherë kjo qeveri ka bërë një punë të mirë, por nëse jo, atëherë punët janë keq. Dhe nuk ka dyshim se jemi në skenarin e dytë, që punët janë keq. As buxheti dhe as paketa fiskale nuk punojnë për qytetarët, por për një grusht njerëzish pranë kryeministrit, qeveria do të rrit taksat dhe çmime për shqiptarët që nuk prodhojnë as vende pune dhe as zhvillim. Nga njëra anë është parashikuar të marrë 1 mld dollarë borxh dhe nga ana tjetër nuk ka rritje reale rrogash dhe pensionesh, nuk ka vende të reja pune dhe as investime domethënëse. Po merr borxh për të paguar koncesionet. 7 koncesionet nga më të çuditshmet do u kushtojnë  shqiptarëve 2 mld dollarë. Paketa fiskale thellon hendekun mes pakicës së klientëve të qeverisë dhe shumicës dërrmuese të shqiptarëve, është një paketë kundër shtresës së mesme. PD do votojë kundër marrjes peng të vendit për interesin e pak njerëzve që janë pasuar në mënyrë të paligjshme duke zhvatur shqiptarët! PD voton kundër buxhetit dhe paketës fiskale", tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Me 76 vota pro, Kuvendi miraton pr.buxhetin e 2022! Basha: Në këtë sallë ka kriminelë të organizatave mafioze! Rama sqaron 'Balonë Tabake', i përsërit PD ftesën për bashkëpunim: E kuptoj që keni tension, por pa ne s'bëni dot asgjë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?