Gazment Bardhi takim me kongresmenë e deputetët

Bardhi në SHBA, takohet me kongresmenë: Fokus i bisedës për Shqipërinë, lufta ndaj korrupsionit

2 Shkurt, 15:03| Përditesimi: 2 Shkurt, 15:11

  • Share

Deputeti Gazment Bardhi ndodhet në SHBA ku edhe ka marrë pjesë në një darkë miqësore të organizuar nga Senatorët James Lankford dhe Mike Lee, së bashku me kongresmen dhe deputetë të disa shteteve.

Sipas Bardhit, bisedat për Shqipërinë janë përqendruar tek nevoja për luftën reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, që po detyrojnë sipas deputetit demokrat të rinjtë që të braktisin vendin.

Me tej Bardhi shton Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standarteve për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një mundësi reale për më shumë zhvillim ekonomik dhe një vend me demokraci funksionale.

‘Washington DC Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në darkën miqësore të organizuar nga Senatorët z. James Lankford dhe z. Mike Lee, së bashku me kongresmen dhe deputetë të disa shteteve. Bisedat për Shqipërinë përqëndrohen gjithmonë tek nevoja për luftë reale ndaj korrupsionit dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, që po detyrojnë të rinjtë të braktisin vendin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm për të nxitur Shqipërinë në përmbushjen e standarteve për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një mundësi reale për më shumë zhvillim ekonomik dhe një vend me demokraci funksionale.’- shkruan Bardhi.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ''":;: 02/02/2024 16:54

    Nese vazhdon e merresh me Berishen tapo ta presin te shkumen ne SHBA!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?