'Bardhi natën me Berishën e ditën me SHBA tani hoqi maskën', Lapardhaja: Doli qartë pozicioni i tij kundër SPAK

6 Shkurt, 14:46| Përditesimi: 6 Shkurt, 14:51

  • Share

Të hënën pasdite (5 shkurt 2024)  Gazmend Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës poshtë shtëpisë së Berishës, dhe la të kuptuar se nuk do të jetë hera e fundit. Nuk dha dot përgjigje të drejtpërdrejtë nëse me këtë veprim, njëjtë si miliantët poshtë ballkonit të Berishës, e njeh atë kryetar, por tha se i bashkon ideali kundër regjimit të Ramës.

Analisti Namir Lapardhaja në një koment të bërë në emisionin “Sot Live në Shqipëri” thotë se Bardhi 'hoqi maskën' dhe zbuloi të vërtetën, se është pro Berishës.

“Nuk kishte asnjë dilemë. Madje situate e parë ishte paradoksale, situata e tanishme është normale brenda anormalitetit që sundon në atë lëvizje. Paradoksale do të ishte që nga njëra të pretendosh se nuk ishe me Berishën e më pas jo. Natën me Berishën e ditën me SHBA.

Atë që Flamur Noka e deputetë të tjerë e kishin qëndrim të qartë, Bardhit iu desht 2 vite për të vajtur tek qëndrimi i deputetëve të Rithemelimit. Tashmë është i qartë pozicionimi i tij kundër SPAK, ndërkombëtareve dhe reformës në drejtësi” thotë Lapardhaja për gazetarin Nertil Agalliu.

 Nga ana tjetër është PD-ja jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK thotë Lapardhaja.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?