Bardhi me shpresë: Vendimi për kompetencat e kreut të grupit të PD, në dorë të juristëve të Kuvendit

8 Shtator 2023, 22:57| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 23:34

  • Share

 

Gazment Bardhi duket se ka ende shpresë që vendimi i Kuvendit Kombëtar të PD-së për t’i hequr kompetencat e kreut të grupit parlamentar të mos zbatohet. Referuar deklaratës së kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla e cila pasi lexoi njoftimin e PD-së se kryetar grupi do të jetë Lulzim Basha, tha se për këtë situatë do të japin një vendim shërbimet juridike të Kuvendit.

“Kryetarja e Kuvendit në fund të seancës u shpreh se do t'i kerkoje mendimin administrates se kuvendit. Drejtoria juridike e ka dhënë mendimin. Çdo vendimarrje e kundërt me atë që ka dhënë drejtoria juridike është vendim politik. Nëse zbatohet një rregull tjetër është vullnet i Ramës”, tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Bardhi në ‘Pa Protokoll’: S’e njohim Kuvendin Kombëtar të Bashës, pjesa dërrmuese nuk ishin delegatë! S'mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si Putin i Vogël në parti


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?