DOKUMENTI/ Bardhi lexon vendimin në 'Frontline': Drejtoria Juridike e Kuvendit i ka kthyer përgjigje Nikollës që kreu i grupit të PD jam unë

5 Tetor 2023, 22:07| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 23:42

  • Share

Gazment Bardhi ka lexuar në emisionin “Frontline” në Report Tv përgjigjen e drejtorisë juridike të Kuvendit në lidhje me kreun e grupit parlamentar të PD. Bardhi thotë se sipas juristëve të Kuvendit ai është kryetari i grupit të PD.

“Ne nuk presim ta thotë zonja Nikolla. Interesi i saj është ta mbajë këtë çështje sikur ka ndonjë pikëpyetje. Qëndrimi i Nikollës ka qenë i ngjashëm edhe në raste të tjera. Edhe sot ia kam thënë që mos e vazhdo më teatrin që s’e kam opinionin e juristëve të Kuvendit. E para sepse i fyen juristët, ata janë shumë të zotë. Sepse s’duan tre muaj për një opinion. Opinionin e drejtorisë juridike e ka mbi tryezë, i intereson të bëjë sikur s'e ka.

Drejtoria juridike ka thënë: Kjo pikë saktëson mënyrën e zgjedhjes së kryesisë së grupit parlamentar. Në Kuvend duhet të drejtohet vendimi i grupit parlamentar për zgjedhjen e kryetarit... Ne në rregullore e kemi se kryetari i grupit zgjidhet nga mbledhja e të gjithë grupit. Duhet të jetë e miratuar nga grupi parlamentar dhe jo nga organet e partisë. Nga 35 deputetë të grupt parlamentar, 28 më kanë zgjedhur mua. Dhe mua më ka zgjedhur grupi parlamentar i PD-së, deputetët dhe më zgjedh rregulli i funksionimit të Kuvendit.  Lindita Nikolla bën sikur s'e ka dokumentin, se do ta përdorë Bashën si lolo të mazhorancës. I duhet ta kurdisë”, shtoi Bardhi.

Vendimi


Lajmi kryesor:

Bardhi nxjerr dokumentin në 'Frontline': Nikolla ka përgjigjen e juristëve të Kuvendit që kreu i grupit të PD jam unë, por vazhdon teatrin


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?