Bardhi letër Komisionit Europian, PE dhe ambasadave në Tiranë: PS po mbron Olta Xhaçkën, nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses për mandatin

15 Prill, 12:20| Përditesimi: 15 Prill, 12:28

  • Share

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një letër Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe trupit diplomatik në Tiranë, përmes së cilës i informon mbi çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, për të cilën PS votoi kundër dërgimit për verifikim në Gjykatën Kushtetuese.

Në letrën drejtuar Komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, eurodeputetes Isabel Santos, që është Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Bardhi shkruan se mazhoranca ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.  

“Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor. As Kuvendi dhe asnjë institucion publik nuk mund të shpallë sovranitetin përkundrejt vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo do të rrënonte parimin kushtetutes të balancës dhe kontrollit mes pushteteve, duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit, sepse do të merrte tiparet e qarta të një puci kushtetutës.

“Ky rast merr përmasat e një mbrojtje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK. Nga ky hetim rezulton e provuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka” – thuhet në shkresën drejtuar ndërkombëtarëve.

Bardhi thotë se PS po dhunon Kushtetutën dhe po mbron politikisht Olta Xhaçkën.

“Duke besuar se nuk mbështesni standardin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”, shpreh bindjen time se ky veprim i paprecedent nuk do të përkrahet nga ana juaj, qoftë edhe përmes kalimin të kësaj situate në heshtje” – përfundon letrën e tij kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi. 

Letra e Bardhit drejtuar Komisionit Europian, PE dhe ambasadave në Tiranë

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 15/04/2024 12:23

    Spak eshte kthyer ne konen e KM qe e ndersen tek peshqit e vegjel dhe te parendesishem me urdher te KM. Me anen e Spakut ai po siguron kryesine e PS dhe demton opoziten. Spak eshte politike jo e drejtesise. Fakti i deputetes e tregoi kete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?