Oerd Bylykbashi dhe Gazment Bardhi

Basha e largoi në janar 2022, Bardhi kërkesë Kuvendit për rikthimin e Bylykbashit: Të bëhet pjesë e grupit të PD

9 Tetor 2023, 13:25| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 14:49

  • Share

TIRANË- Gazment Bardhi tashmë i vendosur kundër grupit të Lulzim Bashës kërkon rikthimin e Oerd Bylykbashit në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Në janar të vitit 2022, Bylykbashi u përjashtua me firmë të Enkelejd Alibeaj, pas pezullimit që Lulzim Basha kishte bërë ndaj tij dhe një grupi tjetër deputetësh pasi nuk u distancuan nga sulmet e dhunshme të 8 janarit në godinën e PD-së, por u bënë palë me Sali Berishën.

Bardhi ka depozituar në Kuvend kërkesën që Bylykbashi të kthehet në Grupi Parlamentar me argumentin se ai është propozuar si bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore dhe për t’u vendosur do duhet që të jetë pjesë e grupit të PD.

Bardhi kërkon që në vend të Enkelejd Alibeajt si bashkëkryetar të Reformës Zgjedhore të vendosë mbështetësin e Berishës, Oerd Bylylbashin.

Kjo kërkesë e tyre për ndryshimin e përbërjes së komisionit të Reformës Zgjedhore shkaktoi kaos në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit e vendet e uljes së ministrave. Me kërkesë së PS, deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazment Bardhi u penalizuan për 10 ditë nga punimet e Komisioneve dhe Kuvendit.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 09/10/2023 17:01

    Po mbledh gejusha te ngjashmit e vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?