Bardhi ironi me Bashën: S’mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si Putin i Vogël në parti

8 Shtator 2023, 22:55| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 23:17

  • Share

 

Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Pa Protokoll në Report Tv ka ironizuar qëndrimet e Lulzim Bashës brenda PD-së. Sipas Bardhit, nuk mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si një Putin i Vogël në parti.

‘Secili prej partnerëve tanë ka partneritet me Shqipërinë. Cilido që duke mbajtur ndezur konfliktin në PD ka ngritur një kurth nda opozitës. Ata partnerë te Kuvendi i Bashës. Nuk kanë asnjë partneritet me asnjë individ kanë partneritet me Shqipërinë. Partnerët ndërkombëtar nëse kanë një qëndrim publik i bëjnë publike qëndrimet e tyre dhe nuk ndërhyjnë në konfliktet e brendshme të partive politike. Pro-perëndimor më bëjnë qëndrimet e mia. Nuk mund të bëjë pro amerikan kur sillem si Putin i vogël në Partinë time. Të gjithë ne tjerët jemi mbyllur në një bunker dhe ka dalë Basha mbi bunker duke valëvitur flamurin amerikan.’- tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Bardhi në ‘Pa Protokoll’: S’e njohim Kuvendin Kombëtar të Bashës, pjesa dërrmuese nuk ishin delegatë! S'mund të bëjë si pro-amerikan kur sillet si Putin i Vogël në parti


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?