Bardhi falenderon demokratët në emër të Bashës: Na u përgjigjët kaq shpejtë për tubimin

2 Mars 2020, 22:54| Përditesimi: 2 Mars 2020, 22:55

  • Share

Edhe pse tubimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta shmangu flamujt partiakë dhe figurat politike të mbanin një fjalë, mbështetja e tij erdhi pikërisht nga militantët dhe demokratët e opozitës.  Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, pas përfundimit të tubimit, ka dërguar një mesazh falënderimi në emër të kryedemokratit Basha të gjithë strukturave në degët e saj dhe demokratëve për pjesëmarrjen ndërsa theksoi se 'PD ka ngritur një strukturë dinamike që përgjigjet shpejt dhe me efikasitet'.

'Të nderuar Kryetarë,pjesëmarrja dinjitoze e demokratëve në manifestimin e sotëm na tregoi se kemi ngritur një strukturë dinamike, që përgjigjet shpejt dhe me efikasitet. Edhe në emër të Kryetarit Basha, ju falënderoj të gjithëve për angazhimin serioz dhe pjesëmarrjen masive të demokratëve në manifestim', shkruhet në mesazhin e Bardhit për krerët e PD-së në rrethe.

Disa ditë para tubimit ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha që u kishte dërguar sms, zbardhur nga Shqiptarja.com, strukturave në rrethe duke i urdhëruar që të jenë në shesh krah presidentit Meta në tubimin anti-qeveritar.

Komento

Komente

  • GAZMENT ZIU: 03/03/2020 08:45

    O gazmendi nga kuvaja o gazmendi i havas po ti je një sahan lëpirës ti je kot fare o gazment rot ka*.

    Përgjigju
    • Kjo Havaja: 03/03/2020 17:43

      E njeh stilin kavajas?

  • Te vrafte Zoti veshe pallush..: 03/03/2020 01:14

    Qe e shete veten per nje pjate supe..

    Përgjigju
  • Uazs: 02/03/2020 23:55

    A eshte buf pulash ky?

    Përgjigju
  • ERP: 02/03/2020 22:59

    Qelbesirat behen bashke

    Përgjigju
  • O Bardhi: 02/03/2020 22:57

    Mos harri falendero dhe ket temin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?