Gazment Bardhi

Bardhi depoziton pr.ligjin në Kuvend: Pensioni minimal të jetë 300 € deri në 2029

19 Mars, 14:40| Përditesimi: 19 Mars, 15:54

  • Share

Gazment Bardhi ka depozituar në Kuvend një projektligj për të rritur pensionin minimal deri në masën 300 euro në vitin 2029.

Përmes kësaj nisme, Bardhi thotë se synohet trajtimi dinjitoz i pensionistëve, si tregues i një shoqërie të emancipuar.

“Ndërhyrja në ligj synon që të vendosë një standard minimal për masën e përfitimit të pensionit duke filluar nga viti 2024 në masën e pensionit mesatar rreth 18 mijë lekë dhe duke vijuar në progresion rritës për 5 vitet e ardhshme me qëllim që në 2029 të mos ketë pensione më të ulëta se 300 euro. Qeveria shqiptare i ka mundësitë financiare në rast se shpenzimet nuk shkojnë për lukse zyrash e tenderë që pasurojnë oligarkët” sqarohet në kërkesën e Bardhit.

Kjo është nisma e parë që Bardhi depoziton që pas kthimit në normalitet të Kuvendit.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?