Bardhi bojkot mbledhjes së Këshillit, Mërtiri: S’po i realizohet plani për të marrë kontrollin e PD! Dedja: Kryetari të zgjidhet sa më shpejt

19 Qershor 2023, 18:25| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 19:39

  • Share

Partia Demokratike është futur në një përplasje tjetër, tashmë mes grupit që u distancua nga Sali Berisha. Shkak për thelimin e përçarjes është bërë gara për kreun e ri të Partisë Demokratike, proces për të cilin është thirrur mbledhja e Këshillit Kombëtar, por Gazment Bardhi me 17 deputetët thanë se do e bojkotojnë.

I ftuar në Report Tv, analisti Ergys Mërtiri tha se ky bojkot i Bardhit vjen pasi nuk po i realizohet projekti i tij për të marrë kontrollin e partisë. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ai thotë se Bardhi po bojkoton çdo proces që nuk është nën kontrollin e tij.

“Përpjekje për të krijuar precedent për të mos njohur zhvillimet në parti. Bardhi duke qenë se nuk i realizohet projekti i tij për të kontrolluar partinë, nuk njeh proceset që nuk janë pjesë e kontrollit të tij. Kjo krijon përçarje të dyfishtë, përçarje brenda grupit që mbeti nga lufta mes dy PD-ve. Kjo shkon në të mirë të foltores, por në një plan edhe më afatgjatë shkon në favor të Edi Ramës, se atij i intereson thërrmimi i opozitës në grupe që luftojnë njëri tjetrin. Zgjidhje është lënia mënjanë e këtyre budalliqeve”, tha Mërtiri.

Ish-kreu i PD-së në Shkodër, Prel dedaj i cili i është bashkuar inciativës së një grupi shqiptaro amerikanësh ku hapën një degë të PD-së në New York, thotë se zgjedhjet për kreun e ri duhet të mbahen sa më shpejt.

“Kemi krijuar degën e PD në New York, nga ish drejtues të PD, njerëz të shkolluar të partisë. Që nga data 15 ka marrë frymë dhe kremi krijuar seksione. Unë jam për zgjedhjen e kryetarit sa më shpejt, partia pa kryetar ka ardhur vetëm duke humbur terren, një arsye ka qenë sepse njerëzit që kanë qenë pjesë e strukturave të PD që ishin në shërbim të Berishës. Ata punuan për Berishën dhe jo për PD. Ata kanë qenë prodhim të Berishës dhe nuk është çudi që  shërbyen”, tha ai.

Ndërkohë, analisti Ilir Demalia thotë se Berisha është një figurë e konsumuar dhe nuk ka çfarë sjell më.

Është e konsumuar, nuk ka ca sjell më, ishte larguar edhe elektorati. Për një njeri që ka dinjitet, nuk mund ti afrohet këtyre dy partive. I afrohet për ta përdori si kalë që të përfitojë. Unë e kam thënë është humbje kohesh të merresh. Edhe fakti që Berisha çdo ditë në TV ca mund të thotë dhe pastaj pretendon se ka kap Rama mediat. Përsëri të njëjtin broken record dhe është bërë një neveri e gjallë. Ne shohim që lufta është për të hek berishizmin, ai është shakatari kryesor i kësaj politike. Është ky njeri që ka sunduar me dorë të hekurt. De facto është që Berisha sundon një pjesë të madhe të elektoratit. Sa kohë do merren me këtë luftë, Rama do forcojë pushtetin, do jetë me i fortë dhe do vijë një ditë që Ramën do e rrënojë vetë pesha e pushtetit të vet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?