Bardh Spahia emëron administratorin e ri të UKT-së Shkodër

18 Korrik 2022, 19:58| Përditesimi: 18 Korrik 2022, 20:13

  • Share

Arvit Bushati është administratori i ri i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime Shkodër. Ai është emëruar në këtë post nga kryebashkiaku Bardh Spahia i cili më herët liroi nga detyra e administratorit Mark Mollën.

Bushati do të jetë në këtë detyrë me mandat 3 vjeçar ndërkohë që vendimi u mor pasi gjykata rrëzoi emërimin që ishte bërë nga ish kryetarja e bashkisë pak ditë përpara se të dorëzonte detyrën, që i zgjati mandatin Mollës edhe me 4 vite.

Tashmë zyrtarisht UKSH do të drejtohet prej të martës nga Bushati i cili vjen në këtë detyrë pasi ka qenë më herët drejtues i forumit rinor të PD, si dhe ka mbajtur funksione të ndryshme në pushtetin vendor.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?