Futbollistët e Barcelonës duke festuar golin kundër Sociedad

Barcelonës i mjafton Aubameyang për t'u rikthyer te fitoret! Zhgënjen Broja, mediat angleze e vlerësojnë me notën qesharake

22 Prill 2022, 12:03| Përditesimi: 22 Prill 2022, 12:05

  • Share

Pas humbjes kundër Cadiz Barcelona është rikthyer te fitoret në kampionat dhe këtë e ka bërë duke mposhtur 0-1 Real Sociedad në javën e 33 të La Liga-s. Skuadra katalanase ia doli me shumë vështirësi për tre pikët falë golit të realizuar nga Aubameyang në pjesën e parë.

Kjo fitore i rikthen kalatanasit në vendin e dytë pavarësisht se Sevillia më herët mposhti 2-3 Levante-n. Sakaq vlen edhe për zonën e Champions League, pasi tani Barcelona ka krijuar një distancë sigurie me 6 pikë nga vendi i pestë, ndërkohë që ka edhe një ndeshje të prapambetur që e luan të dielën kundër Rayo Valekanos së Ivan Balliut.

Të enjten në Premier League ka qenë rradha e Armando Brojës për të zbritur në fushë me Southamton. Sulmuesi shqiptar nuk arriti ta ndihmonte skuadrën në humbjen 2-0 që pësoi kundër Burnley në transfertë.

Madje mediat angleze kanë dhënë notën më të ulët për të që nga nisja e këtij sezoni në Premier League. Ai është vlerësuar me 2-sh dhe thuhet se ‘bëri parqitjen më zhgënjyese, duke qenë i izoluar dhe duke shpërdoruar shumë’.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?