Barcelona zgjohet e para në klasifikim, sonte Real Madrid tenton t'i rrëmbejë kreun

24 Qershor 2020, 10:43| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 10:48

  • Share

Barcelona është zgjuar në vendin e parë sot në La Liga si pasojë e fitores minimale 1-0 kundër Atletic Bilbao-s, por që ishte e mjaftueshme për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Në sfidën e zhvilluar në Camp Nou vendimtar u tregua Ivan Rakitic, i cili realizoi në minutën e 71.

Për momentin Barcelona udhëheq kampionatin me 68 pikë, 3 më shumë se Real Madrid, por mund ta humbasë sonte në rast se ‘galaktikët’ fitojnë kundër Mallorca-s.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?