Barcelona shkarkon trajnerin Setien, Koeman favorit për ta zëvendësuar

17 Gusht 2020, 20:33| Përditesimi: 17 Gusht 2020, 20:35

  • Share

Tashmë është edhe zyrtare. Barcelona shkarkon trajnerin Quique Setien. Vendimi që ishte në "ajër" u bë publik pas mbledhjes së sotme maratonë të bordit drejtues katalanas.

Humbja turpëruese 8-2 nga Bayern Mynih në Champions League e tronditi nga themelet Barcelonën dhe trajneri ishte koka e parë që do "pritej". Setien është trajneri  më jetëshkurtër i Barcelonës ekip të cilin e drejtoi për vetëm 7 muaj pasi në pankinë u ul më 13 janar.

Në 25 ndeshje që ishte në pankinën katalanase Setien fitoi 16, barazoi 4 dhe humbi 5 ku nuk fitoi asnjë trofe. Në komunikatën e klubit bëhët me dije se trajneri i ri do të emërohet ditët në vijim por mediat zbulojnë se ai do të jetë holandezi Ronald Koeman që është favoriti kryesor dhe mbeten detajet për t'u zgjidhur.

 Klubi nuk e bëri me dije por tek katalanasit pritet të ketë edhe zgjedhje të reja për president në mars të vitit që vjen.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?