Joan Laporta dhe goli 'fantazmë' i anuluar me VAR

Barcelona ndërmerr veprime ligjore për golin 'fantazmë' kundër Real Madrid në El Clasico (VIDEO)

24 Prill, 16:00| Përditesimi: 24 Prill, 16:02

  • Share

Barcelona do të ndjekë çështjen në Gjykatën Mbretërore të Futbollit Spanjoll, në lidhje me atë që mendojnë se është një padrejtësi në El Clasicon e së dielës, pas ‘golit fantazmë’ të Lamine Yamal në 'Santiago Bernabeu'.

Presidenti Joan Laporta lëshoi ​​një deklaratë të hënën duke kërkuar që Federata të publikojë pamjet dhe audion nga dhoma e VAR-it që çuan në mos pranimin e golit dhe ata publikuan një klip me audio, por jo burimet e ndryshme që kanë instaluar në dhomën e VAR.

RFEF e hodhi poshtë këtë kërkesë, duke theksuar se nuk do të kishte përjashtime vetëm për Barcelonën.

Sipas RAC1, Barcelona do ta ndjekë këtë çëshje në gjykatë kundër Federatës, në një përpjekje për të detyruar ata të publikojnë materialin që dëshiron. Laporta kërcënoi gjithashtu në deklaratën e tij për të kërkuar që ndeshja me Real Madrid të përsëritet, duke përmendur precedentin e një ndeshjeje Genk-Anderlecht që do të riluhet në fund të sezonit në Belgjikë.

Kujtojmë se Real Madrid fitoi 3-2 kundër Barcelonës, por katalanasit pretendojnë për një gol të anulluar që nuk kishte pamje të qarta në VAR, kjo pasi teknologjia e vijës së portës mungon në La Liga.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?