Barcelona ia del me vështirësi kundër Getafe-s, Manaj nuk arrin të debutojë

15 Shkurt 2020, 20:06| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 20:07

  • Share

Barcelona ka marrë tre pikët këtë javë në La Liga si pasojë e fitores me shifrat 2-1 kundër Getafe-s. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por goli u anullua me ‘VAR’. Më pas ekipi I drejtuar nga Setien mori epërsinë me golin e realizuar nga Griezmann, ndërsa pak çaste më pas Sergi Busquets dyfishoi rezultatin.

Në pjesën e dytë loja ishte e barabartë, por Getafe arriti të ngushtonte diferencat në minutën e 66. Edhe pse pati rreth gjysmë ore loje Getafe nuk arriti që të dilte me pikë nga ky takim.

Ndërkohë pavarësisht se ishte i grumbulluar nga Barcelona Rei Manaj, sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk u preferua për asnjë minut në fushë e lojës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?