Jean-Clair Todibo

Barcelona gafë në merkato, mbrojtësi shkëlqen në Francë dhe premton 50 milionë euro

31 Mars, 21:58
  • Share

Në verën e vitit 2021, qendërmbrojtësi Jean-Clair Todibo u transferua nga Barcelona te Nica në Francë, me katalanasit që fituan rreth 8 milionë euro si kompensim nga shitja. Tani, 24-vjeçari shtatlartë konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Ligue I dhe do të ketë një tjetër shans për t'iu bashkuar një tjetër ekip më të mirë këtë verë.

Nice pret një ofertë prej 40 deri në 50 milionë euro, teksa interesi më i madh vjen nga Anglia. Ata që interesohen për mbrojtësin janë Man. United, Tottenham dhe Newcastle. Verën e kaluar, Todibo u lidh edhe me Paris Saint Germain dhe parizienët me siguri do ta ndjekin edhe këtë vit, teksa 24-vjeçari po bën një paraqitje të mirë.

Deri më tani, Todibo ka luajtur në Francë, Spanjë, Gjermani dhe Portugali. Bazuar në paraqitjet e tij të shkëlqyera, ai u thirr edhe në kombëtaren franceze vitin e kaluar dhe deri më sot ka bërë dy paraqitje. Me interesin e shtuar ai pritet të jetë pjesë e Premier League.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?