Chadi Riad

Barcelona afron lojtarin e parë në merkato

27 Dhjetor 2023, 17:35| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 17:36

  • Share

Barcelona ka bërë tashmë një nënshkrim të ri për sezonin 2024-25. Katalanasit kanë marrë vendimin për të aktivizuar klauzolën e kthimit për 7 milionë euro të qendërmbrojtësit 20-vjeçar Chadi Riad nga Real Betis verën e ardhshme. Klubi tashmë ka komunikuar me lojtarin dhe Betisin për vendimin e tyre dhe pritet të përfundojë marrëveshjen në dy muajt e ardhshëm.

Klubi katalanas e dërgoi atë në huazim te Betisi në verë, me detyrimin për të blerë 3.5 milionë euro nëse ai bën një numër të caktuar paraqitjesh. Forma e djaloshit bëri që Barcelona ta rikthente në ekip që nga sezoni i ri do jetë pjesë e skuadrës.

20-vjeçari ka impresionuar në Andaluzi dhe është paraqitur në 13 ndeshje në La Liga deri më tani, duke rikthyer klauzolën e blerjes. Ndërsa teknikisht është ende i huazuar, të gjithë e konsiderojnë lojtar të Betisit deri në verën e 2024.

Faximile e Sport

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?