Barça rikthehet të jetë e frikshme! Roma humb, por Mourinho thumbon Napolin: Urime për fitoren e pamerituar

24 Tetor 2022, 10:17| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 12:52

  • Share

Barcelona është rikthyer të jetë e frikshme. Pas goditjes që mori në Champions League dhe El Clascio katalanasit kanë siguruar fitoren e dytë rradhazi në kampionat dhe këtë e kanë bërë duke mposhtur 4-0 Atletic Bilbao-n. Në Camp Nou Ousmane Dembele zhbllokoi që në minutën e 12, ndërsa po brenda pjesës së parë realizuan edhe Sergio Roberto e Robert Lewandowski.

Në pjesën e dytë rezultatin final e vulosi Ferran Torres, duke e ngjitur skuadrën e trajnerit Xavi në kuotën e 28 pikëve, 3 më pak se Real Madridi kryesues.

Ndërkohë më herët Atletico Madrid u rikthye te fitoret, duke mposhtur në transfertë 1-2 Betis-in. Ai që nderoi ekipin e Simeone-s ishte Griezman me ‘dopietë’, ndërsa për vendasit realizoi Nabil Fekir.

Sakaq në Seria A supersfida e javës së 11 mes Romës dhe Napolit u fitua nga 0-1 nga napolitanët. Heroi në kryeqytetin italian ishte Osimhen, i cili 10 minuta nga fundi realizoi golin me peshë 3 pikët. Me këtë fitore Napoli u çon një mesazh direkt kundërshtarëve për kampionat, pasi tani është në kuotën e 29 pikëve, 3 më shumë se Milani ndjekës. Në këtë 90 minutësh nuk munguan polemikat me protagonistin e pritshëm Jose Mourinho. ‘Special 1’ uroi Napolin për fitoren që sipas tij ishte e pamerituar.

Më herët një fitore me shumë vlerë mori edhe Lazio në fushën e Atalanta-s. Ekipi i drejtuar nga Sarri mposhti 0-2 Atalanta-n, me golat e Zaccagni-t në pjesën e parë dhe Anderson në të dytin. Ky triumf i dha mundësinë Lazio-s ti merrte vendin e tretë Atalanta-s, ndërsa të dy skuadrat janë në kuotën e 24 pikëve.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?