Futbollisti Lionel Messi

Barca për t’u konfirmuar, Liverpool do fitoren e tretë radhazi

25 Gusht 2018, 10:50| Përditesimi: 25 Gusht 2018, 10:53

  • Share

Barcelona përsëri do të luajë të shtunën në orën 22:15, me ndryshimin se kësaj here në transfertë kundër Valladolid. Në dukje është një ndeshje e lehtë për kampionët në fuqi të Spanjës, por për trajnerin Valverde fjala nënvlerësim duhet harruar.

Katalanasit vijnë pas fitores 3-0 në javën e parë ndaj Alaves, ku Lionel Messi përveçse mbajti shiritin e kapitenit, shënoi dygolëshin e parë këtë sezon, duke dhënë sinjale të qarta se nuk ka ndërmend ta ndalet edhe pas largimit të rivalit të tij kryesor Cristiano Ronaldo te Juventus.

Barcelona nuk do të ketë ndryshime, me trajnerin Valverde që ka deklaruar se pret një rival agresiv në fushën e tij pas ngjitjes në La Liga dhe barazimit 0-0 në javën e parë në fushën e Gironas.

Me herët, në orën 20:15, Atletico Madrid pret Rayo Vallecano. Të besuarit e Diego Simeones u ndalën nga Valencia 1-1 në ndeshjen e parë dhe tani kërkojnë fitoren e parë në sezonin e ri.

Në Premier League, pritet me interes sfida Liverpool-Brighton, me të kuqtë e Jurgen Klopp që shihen si rivalët e vetëm të Manchester Cityt këtë sezon, pasi kanë fituar dy ndeshjet e para, duke mos pësuar asnjë gol dhe shënuar 6.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?