Foto nga përmbytjet në Pejë

Barbarët!

25 Qershor 2023, 18:41| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 18:44

  • Share

Kur në fillim të këtij viti u bë Mitrovica jugore det nga vërshimet, në rrugë më ndali një ushtar i FSK-së.

- Kimete, më fal, por të lutem shkruaj, kjo po ndodh sepse, ti nuk e di: shqiptarët gjuajnë në lum frigoriferë, shporetë, i kanë bllokuar kanalizimet, kanë bllokuar çdo gjë me mbeturina.

- Gjithë bota neveritet me shqiptarë.

- Shikoje anën jugore dhe anën veriore të Mitrovicës.

Armiq të shqiptarëve po, ama armiq të qytetit jo.

Aty jam rritur, në veri, secili qytetar, secili kalimtar ka qenë roje e luleve dhe pemëve në rrugë.

- Shqiptarët e duan vendin e tyre shumë, ama vetëm duke e bërë pis, duke e dhunuar dhe duke e shkatërruar.

Luftuan për ta çliruar vendin nga armiku i huaj, për ta shkatërruar pastaj vet, sipas qejfit.

- Detin e fëlliqin, e shfrytëzojnë si nevojtore!

- Lumenjtë i kanë shndërru në kontenjerë.

Shko shiko lumin Ibër.

Në të dy anët është i bllokuar nga mbeturinat.

- Të gjithë lumenjtë, pa përjashtim, shfrytëzohen nga shqiptarët për mbeturina.

- I kanë shkatërruar malet. I kanë prerë. I kanë vjedhur.

- E kanē betonizuar tokën e bukës.

S'ka rregull.

Mafia e ndërtimit.

Mafia e kulturës.

Mafia politike.

Gjithçka është e mbushur me mbeturina të arkitekturës, mbeturina të kulturës, mbeturina politike.

- I kanë shkatërruar parqet.

Karriget, lodrat, lulet i kanë shkelur dhe nxjerr me rrënjë.

Është mentalitet barbar.

- E kanë shndërruar Drejtësinë në nevojtore.

Nga dënimi i përjetshëm për vrasje, papritmas vrasësi lirohet nga burgu.

- Kosova është parajsë për kriminelët. Kurrë asnjë vrasje nuk është ndriçuar.

- Vjedhin pare në gypat e ujit.

Në gypat e kanalizimit.

Katundet e Kosovës nuk kanë kanalizim.

E politikanët jetojnë në lagje luksoze.

- Vjedhin pare në ilaçe.

Kanë vjedhur pare në maskat e Covidit.

E vjedhin mishin e pacientëve në spital.

- Gjuajnë bërllok nga ballkoni.

E qërojnë pasulin në ballkon e kokrrat e prishta i gjuajnë nga ballkoni.

E gjuajnë bukën bajat nga dritarja.

I prejnë thonjtë të ulur në karriget e sheshit të Prishtinës.

Natyrën e shfrytëzojnë si shpuzore.

- Nënat këqyrin seriale e trashen, fëmijët i lënë në rrugë t'u bëjnë zullume komshinjëve.

- Kosova është e ndyrë dhe e shkretë. Veç ushtria mund ta çlirojë nga mbeturinat.   

P.S. Kryetari i Pejës është një shpicllov klasik,

s'di pse është kryetar dhe s'di pse nuk jep dorëheqje.... por askush nuk e shpëton shqiptarin nga mentaliteti primitiv, nga vetëshkatërrimi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?