Barazimi s'kënaq askënd, Balaj: Vllaznia donte të vijonte fitoret radhazi! Shehi: 1 pikë është pak, Partizani ishte më këmbëngulës

29 Janar, 11:40| Përditesimi: 29 Janar, 13:21

  • Share

Supersfida e javës së 21 në Superligës mes Vllaznisë dhe Partizanit nuk ka patur fitues, pasi 90 minutat në Loro Boriçi u mbyllën me shifrat 1-1. Fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti Magget për kryeqytetasit, ndërsa Balaj barazoi me penallti. Për shkodranët kjo ishte ndalesa e parë pas shtatë fitoreve radhazi.

“Mbas rezultateve të fundit dëshironim fitoren, veçanërisht edhe futbollistët të cilët në dhomat e zhveshjes i pashë pak të dëshpëruar. Megjithatë është një rezultat që na mban në lojë sepse tek e fundit kemi luajtur ndaj skuadrës kampione në fuqi,”-tha Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë.

“Realisht vlerësimi dhe dëshira ishte e madhe për të marrë një rezultat pozitiv, pasi donim fitoren e 7 radhazi, por nuk arritëm. Duhet thënë se përballë kishim Partizanin, një kundërshtar serioz, të vështirë dhe deri diku 1 pikë nuk lë shije të keqe në fund,”-deklaroi Bekim Balaj, futbollist i Vllaznisë.

Ky barazim e mban Partizanin në vendin e dytë, 3 pikë larg Vllaznisë ndjekëse, por erdhi pas disfatës me Laçin dhe nuk ka sjellë shërim.

“E kërkuam fitoren dhe nuk mund të them se jemi të kënaqur. Sidomos në fund. Patjetër që loja ka situate e veta, duke qenë se në fushë ishin dy skuadra pretendente, por në fund duhet të pranojmë verdiktet e fushës,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Partizanit.

Befasi e madhe të dielën ishte humbja 3-4 e Tiranës në Air Albania kundër Skënderbeut. Te bardheblutë ka shumë ulje ngritje dhe përplasje brenda grupit dallohen në horizont, ndërsa më herët Laçi barazoi 1-1 me Teutën. Për durrsakët e vendit të fundit kjo ishte ndeshja e 13 pa fitore.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?