Carlo Ancelotti

Barazimi me Atleticon, Ancelotti shprehet i pakënaqur pas ndeshjes: E meritonim fitoren

5 Shkurt, 08:46| Përditesimi: 5 Shkurt, 09:00

  • Share

Derbi mes Real Madrid dhe Atletico Madrid përfundoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-1. Galaktikët ishin në epërsi që nga pjesa e parë me golin e Brahim Diaz por në minutën e fundit, ndeshja u barazua kur shënoi mesfushori spanjoll Marcos Llorente.

Trajneri italian Carlo Ancelotti pas ndeshjes tha se skuadra e tij e meritonte fitoren ndaj Atleticos por shtoi se edhe një pikë nuk është keq.

“Ne nuk jemi të kënaqur, e merituam të fitonim. Por duhet të qëndrojmë të qetë. Një pikë është më mirë se asgjë. Ne jemi ende lider”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes.

Ancelotti gjithashtu mbrojti qendërmbrojtësit e tij për golin e fundit të barazimit të pësuar nga Real Madrid.

“Atletico fitoi duelin ajror. Kjo është ajo. Ata kanë më shumë lartësi. Carvajal ishte shumë i mirë. Ne e merituam ta fitonim këtë lojë, pa dyshim”, deklaroi trajneri italian i Los Blancos.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?