Barakja ku qëndronte 57-vjeçari

Kronikë

Baraka ku po qëndronte u përfshi nga zjarri, 57-vjeçari në Sarandë ndërron jetë

28 Shtator 2022, 18:18| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 21:56

  • Share

SARANDË- Ilirian Xhani, 57-vjeç nuk ka mundur t’i mbijetojë dot  plagëve të marra nga djegia e rëndë që kishte prekur pothuajse 70 % të trupit pasi baraka në të cilën po qëndronte u përfshi nga flakët.

57-vjeçari ishte me origjinë nga Përmeti, por banor i Berdeneshit. Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës për shkak të djegies së rëndë 57-vjeçari  u dërgua me ambulancë për në spitalin e traumës në Tiranë. Por nuk ka mundur dot të arrijë në Tiranë, pasi humbi jetën gjatë rrugës.

Mësohet se ambulanca u kthye nga rruga, ndërkohë që trupi i tij është dërguar përsëri në Tiranë për të bërë ekspertizën mjeko - ligjore, sipas kërkesës hetimore të nisur nga vendngjarja me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës  rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, në Çukë të Sarandës, në një magazinë elektro-shtëpiakesh, në kabinën e vendrojës, ku qëndronte Ilirian Xhani. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?