Banushi: Rinia kërkon më shumë
  kurse të zanateve të mirëfillta

18 Shkurt 2016, 10:00| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Rritja e kërkesave për punonjës të kualifikuar ka bërë që në qendrat e trajnimit profesional të kenë fluks kërkesash prej të rinjve. Drejtoresha e përgjithshme e punësimit dhe arsimit profesional në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Silva Banushi shprehet se kërkesat më të mëdha janë në kurset e arsimit profesional që kanë më shumë treg pune. Sipas Banushit, “zanatet e mirëfillta, si hidraulik, mekanik, shërbime me mjete transporti, ndërtimi, rrobaqepësia janë kurset që po kërkojnë gjithnjë e më shumë të rinjtë”. Gjithashtu ajo shton se tashmë ka hyrë në funksion dhe një sistem i posaçëm për evidentimin e personave që kanë kryer kurse profesionale, punësimin e tyre dhe mundësitë që do të mund të kenë. 
 
Zonja Banushi, si është organizuar formimit profesional dhe ai i arsimit profesional në ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë?
Formimi profesional ka qenë gjithnjë pjesë e veprimtarisë së ministrisë. Ndërsa arsimi profesional ka kaluar para dy vitesh në varësi të ministrisë. Përsa i përket financimit, ka kaluar në janar të vitit të kaluar dhe tani mund të themi që ofruesit  e arsimit dhe formimit profesional janë pjesë e fushës dhe veprimtarisë së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. E gjithë kjo politikë është bërë në mënyrë që të lidhim sa më afër aftësitë me tregun e punës, kërkesës dhe ofertës.
 
Jemi në vitin e dytë ku është zbatuar formula e ndjekjes së kurseve të formimit profesional falas, si paraqitet situata sot?
Gjatë këtyre dy viteve drejtoria e politikave të arsimit dhe formimit profesional në bashkëpunim dhe me aktorë të tjerë kanë bërë disa studime një prej të cilave është dhe identifikimi i nevojave të tregut të punës. Kjo do të thotë që ne duhet të hapim kurse të formimit profesional, ato lloj kurse në ato lloj zanatesh që tregu i punës në një rajon të caktuar ka nevojë. Mjaft interes ka pasur në bërjen e kursit falas, pra nga tarifimi zero i kryerjes së këtij kursi profesional. Por mund të them se rritja e numrit të njerëzve, studentëve të rinjve, që ndjekin kursin profesional ka ardhur dhe si rezultat i interesit të tyre pasi kanë mundur të gjejnë punë në një nga profesionet e kërkuara.
 
A ka rritje të kërkesave të personave që duan të ndjekin këto kurse të formimit profesional?
Duke iu referuar vitit 2013 ne kemi një dyfishim të numrit të të formuarve profesionalisht, të ndjekjes së kurseve dhe marrjes së diplomave të kurseve të formimit profesional. Mund të them se në vitin 2013 kemi pasur rreth 8 mijë deri në 9 mijë persona që kanë ndjekur kurset e formimit profesional. Por në fund të vitit që lamë pas ne kemi pasur 17 500 ndoshta më shumë të numrit të certifikatave të lëshuara nga drejtoritë tona të formimit profesional.
 
Në cilët sektorë ka pasur më shumë kërkesa për të ndjekur kurse të formimit profesional?
Nëse para pak vitesh interesi ishte te gjuhët e huaja, apo te stilimi parukeri etj, tashmë situata është krejt tjetër. Zanat e mirëfillta, si hidraulik, mekanik, shërbime me mjete transporti, ndërtimi, rrobaqepësia janë kurset që po kërkojnë gjithnjë e më shumë të rinjtë. Pasi mendoj se këtu është tregu i punës që kërkon këtë fuqi punëtorë, ndaj dhe ka një kërkesë në rritje për këto kurse të formimit profesional. Nuk duhet të përjashtojmë as zonat specifike që kërkojnë profesione të veçanta. Si Gjirokastra dhe Korça që kanë kurse specifike të gurëgdhënësit, apo kurse specifike që i duhen një rajoni të caktuar.
 
Ka një raport të numrit të të punësuarve që kanë mbaruar kurset profesionale?
Ne kemi bërë vazhdimisht në vite gjetjet tona për këtë. Por tanimë ne kemi krijuar një sistem gjurmimi në bashkëpunim me qeverinë Gjermane. Një sistem gjurmimi që ka funksionuar vetëm për Tiranën por se do të shtrihet dhe më tej në çdo vit në të gjithë Shqipërinë jo vetëm për ata që përfundojnë kurset tona të formimit profesional por dhe për nxënësit që do të përfundojnë shkollat tona profesionale.
 
Kurset e ofruara nga qendra e trajnimeve 4 në Tiranë
 Emërtimi i kursit Orët Kohëzgjatja
  Departamenti i shërbimeve teknike  
1 Elektroaut (2 nivele) 390 5 muaj
2 Shërbime automobilistike 450 5-6 muaj
3 Llamarinist dhe bojatisje automjeti 420 5.5 muaj
4 Saldator 240 3 muaj
5 Instalues i rrjetit elektrik 360 4-5 muaj
6 Riparues i pajisjeve elektroshtëpiake 360 4-5 muaj
7 Instalues dhe Riparues paneleve fotovoltaike 240 3 muaj
8 Hidraulikë 390 5 muaj
9 Instalues e riparues të sistemeve ngrohëse-ftohëse 250 3.5 muaj
10 Instalues dhe riparues i paneleve diellore 200 3 muaj
11 Riparues i pajisjeve elektronike(Radio, TV) 390 4-5 muaj
12 Riparues elektronik për kompjutera 350 4.5 muaj
13 Ndërtimtari (Muratorë, Suvatues, Pllaka shtrues, Hidroizolim, Patinim, Bojatisje) 700 7-8 muaj
14 Kopështari-Luleshtari 250 3.5 muaj
15 Mobilier 400 5 muaj
16 Rrobaqepësi 360 4-5 muaj
17 Fasoneri 150 2 muaj
18 Parukeri 305 4 muaj
19 Estetike -Kozmetike 380 5 muaj
20 Manikyr-Pedikyr 200 2.5 muaj
21 Berber 200 2.5 muaj
22 Tatuator 200 2.5 muaj
  Departamenti i shërbimeve turistike  
23 Kuzhinier 350 4-5 muaj
24 Kamarier 200 2.5 muaj
25 Banakier 220 3 muaj
26 Recepsionist hoteli 180 2.5 muaj
27 Turizëm familjar 300 3-4 muaj
28 Guidë turistike  150 2 muaj
  Departamenti i shërbimeve sociale  
29 Sekretari 200 2.5 muaj
30 Asistente social 203 2.5 muaj
31 Kujdestar fëmijësh 150 2 muaj
32 Kujdestar i kujdesit per te moshuar 150 2 muaj
33 Kujdestare e Sherbimit ne Shtepi 150 2 muaj
34 Kujdestar të kujdesit për personat me aftesi te kufizuar 200 2.5 muaj
35 Sipërmarrës i biznesit të vogël 250 3 muaj
36 Arkëtar zyre 150 2 muaj
  Shërbime të tjera suplementare  
37 Përdorues Kompjuteri 154 2 muaj
38 Indesign (faqosje) 75 1 muaj
39 Gjuhe Angleze (3 nivele) 260 11 muaj
40 Gjuhe Italiane (3 nivele) 250 11 muaj
41 Gjuhe Gjermane (3 nivele) 260 11 muaj



Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?