Françeska Murati

Banorja e Big Brother Vip, Françeska: Jam sulmuar nga një burrë në 9 të darkës, më gjuajti me grusht në fytyrë

25 Prill, 16:26| Përditesimi: 25 Prill, 16:28

  • Share

Françeska Murati gjatë mbrëmjes së djeshme ka treguar është sulmuar nga një burrë maroken në Britaninë e Madhe.

Banorja tha se rreth orës 21:00 teksa ka qenë duke u kthyer për në shtëpi një burrë i është afruar për ti marrë telefonin. Ndërsa më pas ky person e ka goditur me grusht në fytyrë. Ajo shtoi gjithashtu se policia e pa por nuk e kapi sulmuesin.

“Kam qenë një herë duke ikur në shtëpi, ishte ora 9 e darkës. Një burrë më ka kapur në mes të rrugës, më ka shtyrë te muri për të më marrë telefonin. Unë luftova, sepse në atë moment nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte.

Ngaqë po luftoja, ai më gjuajti me grusht në fytyrë dhe unë aty rashë dhe ai iku. Ishte si maroken. Ndalon makina me policë dhe nuk e ndoqën, më futën në makinë më morën deklaratën dhe asgjë nuk ndodhi me atë. Më ka kap në mes të rrugës moj”, u shpreh Françeska.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gogoli: 25/04/2024 20:38

    O Françeska,tregove një histori që ke qenë e bulizuar dhe që familja nuk e dinte ( pra s’kishte vënë re gjë për vuajtjet e tua). A thua të jetë e vërtetë,apo aktrove se të këshilluan për t’a patur si alibi për bulizmin tënd të çpifur dhe qëndrimet dashakëqëse që të karakterizojnë në qëndrimin tënd në atë strofull antivlerash..!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?