Banorët e Spatharës protestë para bashkisë së Librazhdit: Duam asfalt në fshat! Nëse nuk plotësohet do bllokojmë rrugën kryesore

28 Dhjetor 2022, 16:10| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 16:24

  • Share

LIBRAZHD- Banorët e fshatit Spathar të Librazhdit kanë protestuar ditën e sotme përpara Bashkisë. Me pretendimin se në fshatin e tyre nuk ka rrugë të asfaltuara, banorët kanë kërkuar me ngulm asfaltimin e zonës si dhe kanë paralajmëruar se nëse zëri i tyre nuk dëgjohet do të bllokojnë rrugën kryesore.

Përpara bashkisë, banorët janë shprehur se revolta e tyre është apolitike dhe se shteti Shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tyre.

“Jemi të gjithë banorët e fshatit Spathar ndërsa mbrapa shpinës sonë është shteti shqiptar. E përgjigjen e shteti po e shohim. Ne nuk kemi frikë, s’jemi duke bërë politikes se nuk na intereson. Kjo është protestë apolitike. Shteti shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet që ka bërë.

Çdo gjë ka mbetur si në kohën e Skëndërbeut.”- tha një banor.

Ndërsa për një tjetër banor, rruga e asfaltuar është kërkesa më minimale për një zonë. Ai ripërsëriti se nëse kjo nuk arrihet do të bllokojnë rrugën kryesore.

“Do protestojmë ditë për ditë derisa të merren vendimet për rrugën tonë. Do e mbyllim dhe rrugën kryesore. Ne nuk kërkojmë shumë duam rrugë. Edhe thonë pse ikin emigrantët, sigurisht që do ikin hajde jeto në Spatharë.”- tha një tjetër banor.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?