Banorët e Nartës me bidona bosh protestojnë para bashkisë Vlorë! Në mes të sezonit turistik 10 ditë pa ujë

17 Korrik 2023, 09:46| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 10:31

  • Share

VLORË- ‘Duam ujë’ është thirrja e banoreve të fshatit Nartë, që kanë dalë në protestë këtë mëngjesin përpara bashkisë së Vlorës, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm prej më shumë se 10 ditësh.

Mungesa e ujit të pijshëm i ka bërë banorët të protestojnë përpara bashkisë Vlorë ndërsa kanë zhvilluar më pas edhe një takim me drejtues të bashkisë ku u është premtuar zgjidhje.

Banorët kanë theksuar se situata mbetet problematike ndërsa nëse nuk marrin zgjidhje do të drejtohen në Tiranë.

Sipas tyre mungesa e ujit të pijshëm ka bërë që në fshat te mos kthehen as familjarët që jetojnë jashtë vendit.                                                 

Duke pritur zgjidhjen e situatës ata thonë se nëse nuk ndryshon gjë protestat do të vijojnë.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Margarita Koço: 17/07/2023 14:04

    Pyesni Margarita Koçon se ajo e di pse nuk keni ujë.

    Përgjigju
  • Alb: 17/07/2023 11:00

    As kina nuk vun per uje sote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?