Banorët e Matit kundër ndërtimit të HEC-it...simbolika e fortë e arkivolit para Bashkisë! Pas tensionit me policinë, në fund u japin duart (VIDEO)

6 Mars 2020, 15:36| Përditesimi: 6 Mars 2020, 17:31

  • Share

MAT- Me pankarta në dorë, banorët e Zall-Gjoçaj, Melth dhe fshatrave të Matit kanë protestuar para Bashkisë në mbrojtje të Parkut Kombëtarë “Lurë Mali Dejës”, për të mos lejuar marrjen e ujit të Zallit të Gjoçajve. Simbolika më e fortë e kësaj proteste është një arkivol që u vendos në oborr të bashkisë, për të treguar se me marrjen e ujit me ndërtimin e HEC-it, zona atje do të jetë e vdekur

"Nuk pranojmë shqiptar dhe kriminela. Largoni duart e pista. Nuk kemi ujë për tokat e italianit. Ai ujë të burojë në çezmat tona dhe për zhvillimin e Matit, jo në tubat e italianit.

Merreni arkuvilin ta gëzoni, futini projektet në arkivol", tha disa nga banorët.

Në protestë pati tension mes banorëve dhe unifromave blu, megjithatë ajo u mbyll në formën më të mirë. Duke bërë me dije se nuk do të tërhiqen, banorët në fundu dhanë dorën policëve që ishin vendosur në rresht për të mbrojtur godinën e Bashkisë dhe duke bërë një falenderim për ta.

"Falenderojmë policinë e shtetit, djemtë e malit. Kemi të drejtë, e dinë edhe këta", tha organizatori i kësaj proteste.

Banorët e fshatit Zall Gjoçaj janë ngritur në protestë prej muajsh në protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali, i cili sipas tyre do të marrë ujin që iu nevojitet për punët e tyre në bujqësi dhe vajitjen e tokave. Rezistenca e tyre për mbrojtjen e parkut kombëtarë Lurë – Mali Dejës vijon edhe në rrugë ligjore ku çështja po shqyrtohet nga Gjykata Administrative në Tiranë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/03/2020 00:51

    Vendi jone ka probleme me prurjet ujore ,sidomos ne vere.Do ishte me mire te ndertohen mullinj ere moderne .Nuk demtojne ambientin ,por nuk zene as siperfaqe toke qe eshte shume e cmueshme e shume e paket ne vendin tone.Jane me praktike se panelet diellore qe mund te perdoreshin me mire ne tarracat e pallateve ne qytete,gjithashtu fermereve ,shteti ose private mund tu paguante nje qira te vogel n.q.s do lejonin tu instalonin keto mullinj ne tokat e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?