Banorët e Grabjanit në Divjakë ngrihen në protestë: Nuk duam që plehrat e Lushnjës të derdhen në fshatin tonë

12 Korrik 2023, 14:07| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 16:45

  • Share

Banorët e fshatit Grabjan në Bashkinë e Divjakës kanë protestuar sot, duke mos lejuar kamionët të shkarkojnë në fushën e mbetjeve.

“Gjatë natës kemi bllokuar kamionët e bashkisë së Lushnjes. I kapëm këtu se po shkarkonin fshehurazi. Ne kemi tokat të mbjellat, shtëpisë 50 metra larg. Nuk i lejojmë plehrat të vijnë këtu. Do hapim dhe një kanal në rrugë”, thanë banorët.

Banorët thanë se ky vendgrumbullim ka funksionuar prej vitesh vetem për mbetjet e këtij fshati, ndërsa së fundmi këtu po shkarkohen dhjetra ton phehra të qytetit të Lushnjes, duke sjellë ndotje të madhe të tokës e ujërave dhe erë të rëndë në gjithë fshatin.

“Cfarë borxhi ju kemi ne dhe fëmjët tanë që marrim erën e këtyre plehrave. Nuk shkoj dot tek toka të marr një domate! Nuk hapim dot dritaret se i kemi afër shtëpisë.

“Pse gjeten Grabjani këta të sjellin gjithë plehrat e Divjakës e Lushnjes. A jemi njerëz ne? Bashkia e Divjakës na ka premtuar se s’do hedhë më, ndërsa ata të Lushnjes s’kanë vend këtu, por vijnë natën fshehurazi”, tha të tjerë protestues. 

Kundër plehrave të Lushnjes janë dhe drejtuesit lokal të Divjakës. Administratori I njësisë Grabjan, Fredi Rista tha se Bashkia e Lushnjes në mënyrë të paligjshme po depozitohen mbetjet në këtë fushë. Sipas tij, kanë nisur dhe procedimi penal ndaj një punëtori.

“Këtu janë dy hektarë të caktuara nga këshilli komunal që në vitin 1993 për mbetjet e fshatit. Kjo fushë grumbullimi ka funksionuar derisa u hap inceneratori i Fierit. Por tani inceneratori ka pësuar defekt dhe plehrat i hedhin sërish këtu. Përpos ato Divjakës, kemi kapur një kamion të bashkisë së Lushnjes që hidhte mbetjet këtu. Nuk është e ligjshme”, tha Fredi Rista administrator i njësisë administrative Grabjan.

Bashkia e Lushnjes ende nuk ka reaguar ndaj pretendimeve të banorëve të Grabjanit në bashkinë fqinje të Divjakës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?