Banorët e fshatit Tresh në Lezhë kërkojnë rrugë: Nga autostrada e deri këtu i gjithë aksi me ujë, gropa dhe pisllëk

3 Janar, 16:26| Përditesimi: 3 Janar, 16:38

  • Share

Rruga me gjatësi 1.5 km që lidh fshatin Tresh me aksin nacional Milot-Lezhë ka degraduar plotësisht. Asfalti është çarë, ndërsa në ditë me shi gropat mbushen me ujë. Kjo problematike vijon prej vitesh, duke penalizuar 500 familje, sektorin e bujqësisë dhe bizneset që operojnë përgjatë kësaj rruge.

“Nga autostrada e deri këtu është e gjithë rruga me ujë, gropa dhe pisllëk. Më makinë të vogël është shumë problem se dëmtohen. Edhe fëmijët e shkollës në këtë rrugë kalojnë. Kjo rrugë është asfaltuar para shumë vitesh, por u prish nga makinat e tonazhit të rëndë”, thanë banorët.

Me buxhetin e vitit 2024 i cili u miratuar pak jave më parë, Bashkia Lezhë ka planifikuar ndërhyrje në disa rruge në zonat rurale ku projekti është gati edhe për rrugen e fshatit Tresh, pjesë e njësisë administrative Zejmen.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?