Ena e qeramikës

Banorët e fshatit Kthellë zbulojnë enën e qeramikës së kulturës ilire, ministrja: E regjistruam si pasuri kulturore

6 Prill 2022, 18:04| Përditesimi: 6 Prill 2022, 18:08

  • Share

Në fshatin Kthellë të Mirditës disa orë më parë, banorët kanë rënë në gjurmët e një ene qeramike të vjetër. Në dukje tepër e lashtë, ata kanë lajmëruar specialistët e zonës për të kuptuar më shumë rreth vlerave të saj. Ministrja e Kulturës Elva Margariti, në një postim në rrjetet sociale bëri me dije se specialistët kanë arritur në konkluzionin se kjo enë i takon kulturës ilire dhe se i është nënshtruar një procesi restaurimi si dhe është regjistruar si pasuri kulturore.

“Një enë e plotë qeramike, që i takon “Kulturës Ilire të tumave të Matit” u identifikua në fshatin Kthellë të Mirditës. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore realizuan hulumtimin në terren të gjetjeve arkeologjike rastësore, pas njoftimit të dhënë nga banorët e zonës, pranë fshatit Kthellë në Mirditë, ku në sipërfaqe u konstatuan fragmente qeramike, bronzi, eshtrash etj.

Po në sipërfaqe u gjet edhe një enë e plotë. Sipas studimeve paraprake rezulton se objekti i zbuluar është një enë qeramike me dy vegje vertikale, të zhvilluara mbi buzë, që daton i periudhës së hekurit. Specialistët pranë Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë IKTK realizuan gjithë procesin e pastrimit dhe të restaurimit të enës, si edhe regjistrimin e saj si pasuri kulturore në “Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore”. Paskëtaj specialistët e IKTK po vijojnë punën për studimin e materialit arkeologjik”, shkruan ministrja.

Ena e qeramikës e zbuluar në Kthellë të Mirditës

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eureka: 06/04/2022 19:11

    Po kjo enë,s'mund të ndodhej rastësisht, duhet skanuar zona e gërmuar terreni rreth e rrotull..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?