Banorët e 4 zonave në Tiranë protestojnë sërish para Kuvendit! Nënë Liza i bën thirrje gjykatës: Lironi fëmijët tanë nga burgu

24 Shkurt 2022, 10:15| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 14:29

  • Share

Banorët e 5 Majit, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Paskuqanit kanë dalë sërish në protestë përpara parlamentit. Ata kërkojnë drejtësi për shpronësimet e pronave të tyre, transparencë për devijimin e projektit të Unazës së Madhe dhe kërkojnë gjithashtu lirimin e 5 të arrestuarve gjatë përplasjeve të 5 Maji. Mes qytetarëve që folën para Kuvendit, ishte dhe nënë Liza, e cila apeloi për lirimin e djalit të saj dhe 4 të arrestuarve të tjerë. Madje ajo iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin në dorë fatin e tyre.

“I bëj thirrje qeverisë, gjykatës, drejtësisë që të lirojnë fëmijët tanë. Unë e kam djalin në burg, ai është i sëmur, me tension. Unë kam vajtuar në shtëpi, si mund të rrijë nëna pa birin?! Ti lirojnë të arrestuarit. As në Afganistan nuk e kanë bërë kështu. I bëj thirrje rinisë, popullit shqiptar, që të hapi sytë dhe veshët, dhe të marrë në dorë fatin e këtij vendi.”, tha ajo.

Më pas banorët u drejtuan drejt Drejtorisë së Policisë, ku kërkuan lirimin e të afërmve të tyre.  Në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban në zonën e ‘5 Majit’, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Paskuqanit qindra banesa janë projektuar për t’u shembur nga IMT. Një pjesë e banorëve në zonën e '5 Majit' nuk kanë pranuar kontratat e propozuara nga bashkia, ku thuhet se do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re me të njëjtat metra katror. Sipas tyre ajo është e njëanshme dhe nuk ka vlerë ligjore. Për këtë projekt pritet të shemben në total një numër prej rreth 1 mijë banesash.

Ora 11:07
Kërkojnë lirimin e banorëve të shoqëruar, protestuesit zhvendosen tek Drejtoria e Policisë

Banorët e 4 zonave në Tiranë të cilët, protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre e kanë zhvendosur protestën tek Drejtoria e Policisë në kryeqytet. Ato këkrojnë lirimin e 5 banorëve të cilët janë shoqëruar në polici.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tiranasi: 24/02/2022 21:42

    une i them kesaj lokje ti kthje pronen e zaptuar pronareve! pastaj te dal e te pellasi sa te doj! VKM

    Përgjigju
  • luli: 24/02/2022 14:35

    sa turp ,cfar burrash jeni ju qe keni nxjerr ket plaken me ju dal zot,kjo malokja nuk e njef turpin fare,eshte tamon si burre

    Përgjigju
  • Pukjani: 24/02/2022 11:48

    Po ty moj plak bushter! ate dhimse ato bij nenash police! qe banditet tuaj i godasin me gura,me molotov,apo me shishe benzine .

    Përgjigju
  • Tubi: 24/02/2022 11:35

    Kjo Liza,qe na e keni bere si shote galica,te tregoje se kush ja ka lene ato troje qe kane ndertuar,si i kane marre me dhune e kane ndertuar si ju a ka dashur qejfi pa pyetur per shtet e pronare,dhe mjaft se na merzitet me keto figura groteske.

    Përgjigju
  • Xxxxxxx: 24/02/2022 11:30

    I gjith fai eshte i policise qe nuk i fut nje dru te mire ketyre banditave..po i le te nxjerrin vrer nga goja..prrangat zagareve maskarenj banditave qe vin nga malet e pervetesojn pronat e te tjerave policia duhet tu pergjigjet me zjarr banditave zjarr zjarr....

    Përgjigju
  • Toni: 24/02/2022 11:13

    Na u bë nënë Liza si monaliza,tokë e xanun

    Përgjigju
  • Tirona e tironsve: 24/02/2022 11:10

    Ti lokja Liza, ti kishe eduku mo mir djemt e mos zaptonin toka. Lironi tokat e zaptume e kthehuni ne ceceni ka erdhet.Tirona o e tironsve, maloket te kthehen ne male.

    Përgjigju
  • populli: 24/02/2022 10:42

    Na i keni car rakun me këtë mamadhinë Liza, kjo ti edukonte fëmijët e saj që mos ti grabisnin tokat e të tjerve për të bdërtuqrpa leje, boll ju dhat hapësirë grabitsave dhe ju si media!!

    Përgjigju
  • Leka: 24/02/2022 10:30

    Nen Dhija( Liza) mos i gidisni femijet tane qe bojne detyren e shteti !apo femijet tane nuk jane si femijet e tuaj!.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?