Banorët 'denoncojnë', Rama zbulon
ndërtuesin në sallë: O Bardhok...

13 Janar 2018, 21:20| Përditesimi:

  • Share
Në takimin që bëri kryeministri Rama në Rrëshen, nuk munguan batutat nga ana e tij. Ndërtuesi ku qytetarët e denonconin për shitje të apartamenteve pa hipotekë dhe pa drita ishte i pranishëm në sallë ku shkaktoi të qeshura.

Një edukatore e akuzoi gjithashtu ndërtuesin se çerdhja ku punonte ndodhet në godinën e ndërtuar nga ai, por nuk kishte dritën e Zotit pasi ishte zënë nga pallatet e tjera të ndërtuara rrotull.

"Çerdhja e Rrëshenit është në godinën që ka ndërtua ai zotëria aty, kjo çerdhe është totalisht si në bodrum, s’ka drita, është si në bodrum se e ka rrethuar zotëria, ne kemi dritë elektrike po s’kemi dritën e Zotit

Rama: Qenke i madh o Bardhok qenke figurë, i paske nda këta të elektrikut këtej këta të Zotit këtej. Të lutem përtej shakave, kjo është çështje e bashkisë jo e qeverisë, shikojeni këtë punë.

Rama i përgjigjet kryetarit te Bashkisë Klosi: "Ka ndodh pa u bërë ti kryetar bashkie ëë? Meqenëse ti s’ke qenë kryetar bashkie këta duhet të vazhdojnë me Bardhokun"?

Në takimin me qytetarët e Rrëshenit Kryeministri Rama u kap sërish me mediat, u ka dhënë përgjigje kritikeve pasi ai u vesh si Babagjysh dhe doli në emisionin e Ardit Gjebreas, në Tv Klan, natën e ndërrimit të viteve dhe zgjidhi problemin e një fëmije në nevojë dhe një vajze nga komuniteti egjiptian.

Teksa nënvizoi rëndësinë e platformës shqipëriaqëduam.al, tha se “nipi 10 vjeç i dha pensionin gjyshit për 10 ditë, se fëmijë që kanë nevojë për asistencë të veçantë, se nuk dalin të gjithë te Ardit Gjebrea se shumë nga ata që rrinë e shohin Ardit Gjebrean, sa shumë e shohin çdo të diele, kujtojnë se e vetmja zgjidhje është ajo që u bë për ata të dy por nga ato zgjidhje ne bëjmë çdo javë dhe e para nuk i themi dot njerëzve hajdeni nga Përmeti e Kukësi t’ju nxjerrim në televizion, apo edhe se mediat nuk shkojnë në këto lloj ngjarjesh, se media e ka më kollaj ta mbushi hapësirën me këto lajme, fugoni shtyp për vdekje gjyshen, gjyshja shpëtoi për qime të perit, edhe qimen e perit s’e kisha dëgjuar ndonjëherë, apo një të moshuare i ra në kokë tulla nga tarraca e fqinjit, kazan, ashtu mendojnë se bëjnë mirë…”

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?