Bankers Petroleum solidariazohet me punonjësit që përballen me COVID-19, dhuron rreth 15 mijë maska për 3 bashki

10 Prill 2020, 11:14| Përditesimi: 10 Prill 2020, 11:29

  • Share

Kompania "Bankers Petroleum" ka zgjedhur t'u qëndrojë pranë punonjësve që këto ditë të vështira për vendin tonë po përballen në terren me virusin COVID-19. Bankers ka shpërndarë për bashkitë e Fierit, Patosit dhe Roskovecit rreth 15 mijë maska, për t'i ardhur në ndihmë kështu punonjësve të bashkive, që njëjtë si bluzat e bardha, edhe ata janë në vijën e parë të punës.

Përfaqësuesit e qeverisjes lokale e kanë quajtur të çmuar këtë ndihmë në momentet kritike që vendi po kalon nga pandemia.

"Kjo ndihmë e Bankers vjen në këtë moment shumë të vështirë për ne, por nuk është e vetmja ndihmë. Bashkëpunimi mes nesh dhe Bankersit është një bashkëpunim në vazhdimësi, si pjesë e programeve të tyre për komunitetin ku kanë kontribuuar në të gjithë territorin e bashkisë me projekte të ndryshme", u shpreh administratori i Bashkisë së Fierit, Florian Muçaj.

Kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balili ndau vlerësimet për këtë gjest solidar, duke sjellë në vëmendje edhe kujdesin që në vazhdimësi kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend ka treguar ndaj komuniteteve ku operon.

"Kompania Bankers, që gjej rastin ta falenderoj, i është bashkuar kërkesës së pushtetit vendor për të furnizuar me një sasi të konsiderueshme paketash ushqimore, për të përmbushur disa nga nevojat e qytetarëve tanë në territorin ku edhe vet kompania operon. Por nga ana tjetër, kompania Bankers e kujdesur drejtpërsëdrejti nga presidenti i saj zoti Xingyun Sun ka sjellë edhe një kontigjent maskash për këto ditë. 5 mijë maska që do t'i përdorim për personelin tonë, për të gjithë punonjësit tanë që janë në terren çdo ditë dhe kanë nevojë për masa mbrojtëse", u shpreh kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, kompania naftë-nxjerrëse e cila operon në fushën e Patos- Marinzës ka shpërndarë rreth 400 pako me artikuj ushqimore dhe pastrimi për familjet në nevojë në Bashkitë e Patosit dhe Roskovecit.

Bankers e sheh veten si një partner dhe mik i pandashëm i komunitetit ku operon dëshmuar kjo nga ndihmat për qytetarët përmes projekteve, granteve dhe ndihmave të ndryshme.

1586510608_bankers.jpg

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?