Bankers Petroleum rikonstrukton sheshin dhe lulishten në Roskovec

8 Prill 2022, 17:13| Përditesimi: 8 Prill 2022, 20:18

  • Share

Qyteti i Roskovecit numëron rreth 8500 banorë dhe është një qendër urbane në zhvillim. Jetesa e banorëve tё Roskovecit ka ndryshuar nё sajё tё ndërhyrjes sё kryer nga Bankers Petroleum Albania dhe Bashkisё Roskovec. Financimi i Bankers ka mundësuar rikonstruksionin e njё sheshi dhe lulishtes qё ndodhet në krah të djathtë të rrugës së Kurjanit dhe në krah të majtë të rrugës “Ymer Pira”.

Si një zonë midis pallateve qëllimi kryesor ishte plotësimi i saj në mjedise shplodhëse për banorët dhe fëmijët e zonës për të përmirësuar kështu cilësinë e tyre të jetës.

Sot banorёt e kësaj lagje kanё nё dispozicion njё ambiet shplodhёs dhe rekreativ sipas standardeve mё tё larta tё sigurisё.

 

SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?