‘Bankers Petroleum’ pjesë e panairit të punës te 'Politekniku'! Kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend: Punë për inxhinierë, elektricistë, IT e financierë

2 Qershor 2022, 15:52| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 15:57

  • Share

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, patën mundësi që të ofroheshin më pranë tregut të punës, nëpërmjet panairit që universiteti i tyre organizoi. Një ndër biznese e shumta pjesëmarrëse, ishte edhe Bankers Petroleum, kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend. Menaxher i Burimeve Njerëzore, Zhang Fuguo, u shpreh se janë disa vende pune vakante, por edhe praktika mësimore.

“Kemi vende të lira pune për inxhinierë, elektricistë, IT, financa dhe jemi të hapur edhe për praktika për studentët e këtij Universiteti. Ne kemi një program të dedikuar për praktika që ofron mundësinë për studentët e rinj që u lejon atyre të rrisin konkurrencën, të zhvillojnë një karrierë dhe të rrisin besimin”, tregoi ai.

Në 18 vite eksperiencë në treg, Fuguo thotë se Bankers ka zhvilluar karrierën e qindra njerëzve dhe ka përmirësuar cilësinë e tregut shqiptar të punës.

“Si një kompani ndërkombëtare që operon në Shqipëri prej rreth 18 vitesh, mund të them me krenari se Bankers ka zhvilluar karrierën e qindra njerëzve dhe ka përmirësuar cilësinë e tregut shqiptar të punës. Ne jemi gjithmonë të hapur për brezin e ri me talent dhe aftësi të mira. Ne shohim në këtë panair se interesi i studentëve për t'u bashkuar me Bankers është shumë i madh pasi ata na shohin si një mundësi jo vetëm për një vend të mirë pune, por edhe si një kompani për të zhvilluar aftësitë, ambiciet dhe rrugën e karrierës së tyre”, tha Zhang Fuguo, Menaxher i Burimeve Njerëzore në Bankers.

Bankers Petroleum Albania është prodhuesi më i madh i naftës në Shqipëri, duke dominuar mbi 90% të tregut, pjesa më e madhe e së cilës eksportohet në tregjet e huaja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?