Bankers Petroleum nis trajtimin e mbetjeve hidrokarbure! Hong Ping Xiao: Këtë vit investuam mbi 3 mln dollarë! Antea Cement: Djegia në furrat e çimentos, metodë e sigurt

4 Prill 2023, 16:30| Përditesimi: 4 Prill 2023, 16:45

  • Share

Bankers Petroleum Albania, kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, ka nisur trajtimin e mbetjeve hidrokabure si pjesë e planit të saj ambicioz për mjedisin.

Hong Ping Xiao, Drejtor i Operacioneve i Bankers thotë se ndër vite kompania ka investuar më shumë se 20 milionë dollarë vetëm në rehabilitimin mjedisor të Patos-Marinzës, por sot sfida më e rëndësishme është trajtimi përfundimtar i mbetjeve të naftës dhe eliminimi i gropave ekologjike.

"Ne jemi shumë krenarë që kemi nisur trajtimin e mbetjeve hidrokabure me ANTEA-n. Ne kemi investuar më shumë se 3 Milionë dollarë këtë vit, por në vitet e ardhshme ne do të investojmë më shumë në këtë projekt", tha Hong Ping Xiao, Drejtor i Operacioneve, Bankers.

Kompania po bashkëpunon tashmë me një nga prodhuesit më të mëdhenj të çimentos në vend, “Antea Cement” për trajtimin e mbetjeve hidrokabureve. Çdo ditë, kamionët e mbyllur hermetikisht dhe të certifikuar, transportojnë mbetjet në fabrikën e Antea-s. Djegia e mbetjeve të rrezikshme në furrat e çimentos, konsiderohet një metodë e sigurt dhe më e mira e disponueshme. I gjithë ky proces siguron që të mos ketë ndotje dytësore dhe kjo ishte arsyeja kryesore e cila çoi në nisjen e bashkëpunimit të Bankers me “Antea Cement”.

“Investimi që ka kryer fabrika jonë në vitin 2019 siguron që ky cikël të jetë totalisht i mbyllur dhe përvec kësaj, kemi një sistem online monitorimi, i cili në kohë reale kontrollon të gjithë parametrat mjedisorë që mund të ndikojnë nga procesi i çimentos”, tha Sajmir Harizaj, Drejtor i Fabrikës “Antea Cement”.

“Një nga departamentet më kryesore të Bankers është i mjedisit për shkak se ne kujdesemi që operacionet e nxjerrjes së naftës të kenë impakt minimal në mjedis duke monitoruar në mënyrë periodike ajrin dhe tokën”, tha Leonard Bejko, Menaxher i Mjedisit, Bankers.

Por kompania nuk do ndalet me kaq. Gjatë ketij viti, Bankers planifikon të ndërtojë në fushën e Patos-Marinzës njësinë trajtuese të mbetjeve të naftës, çka përbën dhe risi për industrinë e naftës në vend. Vetëm në projektin mjedisor do të investohen mbi 7 milionë dollarë.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?