Bankers Petroleum Albania rikonstrukton 'Parkun e Pensionistëve' të Patosit

10 Janar 2022, 15:56| Përditesimi: 10 Janar 2022, 16:02

  • Share

Patosi, qyteti i Naftёtarёve ka mё shumё se 4400 pensionistё, pjesa mё e madhe e tё cilёve kanё punuar nё industrinё e naftёs. Bankers Petroleum Albania i ёshtё gjendur pranё kёsaj shtrese tё komunitetit duke kryer rikonstruksionin e plotё tё “Parkut tё Pensionistëve të Patosit”.  

Përmes ndërtimit të tre lulishteve, vendosjes së tavolinave dhe stolave, krijimin e mjediseve shplodhëse dhe argëtuese kjo hapësirë i plotëson mё sё miri nevojat dhe kërkesat e pensionistëve sepse komunikon me zonën e brendshme tё Pallatit të Kulturës ku operon njё lokal-bar dhe njё sallё pёr moshёn e tretё.     

Ky investim ka ndikuar drejtpёrdrejtё nё jetesёn e tё gjithё qytetarёve tё Patosit, tё cilёt frekuentojnё cdo ditё parkun e rikonstruktuar.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?