Bankers Petroleum Albania dhuron pako me ushqime për 250 familje në Fier (VIDEO)

25 Dhjetor 2020, 18:09| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 18:17

  • Share

TIRANË- Ashtu siç tashmë është bërë traditë, Kompania Bankers Petroleum Albania edhe këtë vit u është gjendur pranë familjeve në nevojë në rajonin e Fierit.

Në bashkëpunim me bashkitë e këtij qarku, Bankers shpërndan pako ushqimore për 250 familje.

Pakot do të shkojnë në ndihmë të familjeve që jetojnë në zonat e Patosit e Roskovecit si dhe në fshatrat Kallm i Madh dhe Kallm i Vogël.

"Bashkia me fondet e veta ka menduar të bëjë disa paketa ushqimore në formë dhurate për festat e fundvitit, por njëkohësisht I është drejtuar dhe donatorëve të tjerë për të rritur sa më shumë shportën ushqimore të këtyre familjeve të cilat kanë nevojë në këto ditë të fundvitit. Një nga bashkëpunimet që është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë është Bankers, i cili ka dhuruar paketa ushqimore për t'i ardhur në ndihmë banorëve", tha  Kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj.

Prej vitesh, Bankers Petrolium organizon ndihma dhe bamirësi për familjet në nevojë të cilat jetojnë në zonën e Patos-Marinzës. Drejtuesit e kompanisë thonë se këto nisma kanë si qëllim që atmosfera e festave të shkojë kudo, edhe pranë njerëzve që kanë mundësi të pakta për t’i shijuar ato.

“Gjatë këtij viti të vështirë për shkak të situatës së pandemisë ne kemi shtuar edhe më shumë kontributin tone për banorët e zonave ku operojnë pasi mendojmë se pikërisht në të tilla situata duhet te jemi pranë për njeri-tjetrin”, thonë përfaqësuesit e Bankers Petroleum Albania.

 

Pako me ushqime nga Bankers Petroleum Albania për 250 familjet

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Unë: 25/12/2020 22:50

    Zbulimi Amerikës, po ju japin pasqyra për ti grabitur Arin.

    Përgjigju
  • Emigrant: 25/12/2020 18:57

    Qenkan keput ne byth Ato miliarda qe marrin nga pasuria kombetare e falur nga keta politikan te korruptuar dhe keta tallen me kete lemosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?