Kronikë

Bankers, monitorim intensiv për tokën, ajrin, zhurmat dhe ujërat

30 Gusht 2021, 09:28| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 10:32

  • Share

Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve mjedisore brenda zonës së Patos Marinzës, Bankers Petroleum ka krijuar një program gjithëpërfshirës monitorimi që mbulon një sërë aspektesh mjedisore duke përfshirë: ujërat nëntokësore, ujërat sipërfaqësore, tokën, cilësinë e ajrit dhe zhurmat.

Bankers përdor ekspertizën e disa firmave ndërkombëtare dhe kombëtare mjedisore si dhe analizat laboratorike për të zbatuar programin e monitorimit. Bankers përdor një sërë pajisjesh monitorimi në kohë reale në fushën e naftës.

Monitorimi i Cilësisë së Ujërave nëntokësore

Mostrat e ujërave nëntokësorë analizohen për një sërë parametrash duke përfshirë: metale të rënda, organikë (TPH, SVOCs, VOCs etj) dhe parametra inorganikë. Rezultatet analitike i sigurohen çdo tre muaj Rregullatorit Kombëtar dhe konsulentëve ndërkombëtarë të kompanisë.

Monitorimi i Cilësisë së Ujërave Sipërfaqësore

Monitorimi i cilësisë së ujërave sipërfaqësore ndërmerret në vende të ndryshme përgjatë rrjedhës së lumit Seman dhe Kanalit të Hoxharës. Monitorimi ndërmerret në bazë tremujore për një sërë parametrash të ngjashëm me ato të analizuar për mostrat e ujërave nëntokësore.

Monitorimi i Cilësisë së Ajrit

Aktualisht janë afërsisht 50 vende monitorimi, ku monitorohen parametra të tillë si PM10, SOx, NOx, TVOC, H2S, metale të rënda etj. Mostrat merren dhe analizohen në laboratorë të akredituar. Përveç kësaj Bankers gjithashtu ka disa monitorues në kohë reale të cilët mund të vendosen në përgjigje të kërkesave të veçanta operacionale.

Monitorimi I Nivelit të Zhurmës

Departamenti i Shëndetit dhe Sigurisë monitoron rregullisht nivelet e zhurmës në fushën e naftës për të siguruar pajtueshmërinë me udhëzimet dhe normat në fuqi. Përveç kësaj, nivelet e zhurmës duhet të jenë në përputhje me lejet ekzistuese përgjatë fushës së naftës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?