‘Bankers’ investon për sistemin e kullimit në Marinëz

11 Tetor 2022, 18:00| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 18:05

  • Share

ROSKOVEC- Banorët e Marinzës në Roskovec do përfitojnë nga një sistem i ri për kanalet kulluese. Projekti financohet nga Bankers Petroleum Albania dhe përfshin pastrimin, sistemimin dhe mbulimin me tuba të kanalit kryesor të Marinzës.

Ky projekt  i hap rrugë dhe investimeve në infrastrukturë, ndriçim, trotuare dhe krijimin e hapësirave të gjelbra. Në prag të finalizimit të projektit, CEO i Bankers Petroleum Albania, Huanqin Xiao priti në një takim Kryetaren e Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi.

"Ne në Bankers Petroleum Albania jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij projekti të rëndësishëm për komunitetin vendas. Ne jemi një Korporatë e Qytetarëve të Mirë dhe duam t'i kthejmë komunitetit sa më shumë të mundemi. Sot është një rindërtim, nesër do të jetë një tjetër projekt që do të përmirësojë jetën e qytetarëve të zonave ku ne operojmë dhe jo vetëm. Jemi të hapur për të mbështetur projekte të ngjashme me fokus qytetarët”, tha CEO i Bankers, Huanqing Xiao.

“Me këtë rast dua të falënderoj Bankers Petroleum Albania për bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm, ndërmjet Bashkisë - Komunitetit dhe Kompanisë. Ky investim financohet nga Bankers dhe është shumë i rëndësishëm për banorët e Marinzës. Sot shënojmë përfundimin e fazës së parë dhe jemi të lumtur që punojmë së bashku me Bankers për të përmirësuar jetën e 2200 qytetarëve të zonës”, u shpreh Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec.

Bankers çdo vit financon projekte të rëndësishme për banorët ku kompania operon, duke u fokusuar kryesisht në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe zona rekreative.

“Bankers punon për të rritur teknologjinë e nxjerrjes së naftës pa harruar investimet që duhet të bëjë në komunitet dhe punon në të gjitha fushat për të përmirësuar jetën e tyre sociale, në infrastrukturë apo aktivitete të tjera sportive. Ky investim do të shërbejë për përmirësimin e infrastrukturës së fshatit Marinzë, e cila përfshin përmirësimin e kushteve për kullimin e ujit dhe rritjen e mundësisë për një mjedis më të mirë” tha në vijim z.Xiao.

Vetëm gjatë tre viteve të fundit në zonën e Marinzës, Bankers ka investuar më shumë se 200 mijë dollarë për ndërtimin e dy rrugëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?